Thirrje për përditësimin e të dhënave

Të nderuar klientë të BPB-së,

Duke u bazuar në legjislacionin në fuqi: ligji nr. 05/L-096 dhe rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës , Banka Për Biznes është e obliguar që të bëjë përditësimin (freskimin) e të dhënave të klientëve të vet.

Banka Për Biznes është duke e bërë përditësimin e të dhënave të klientëve të vet, andaj ftohen të gjithë klientët e BPB-së që kanë të hapur llogari tek ne, të vizitojnë degën më të afërt për t’u njoftuar me kërkesat e bankës lidhur me informatat dhe dokumentet e nevojshme që nevojiten për të u plotësuar të dhënat.

Banka ka provuar të gjitha format e kontaktimit (bazuar në informatat që ju keni lënë në bankë) për të ju informuar lidhur me këtë proces, andaj në rast se informata jonë edhe pas gjitha përpjekjeve nuk ka arritur tek ju për shkak të ndryshimit të kontakteve tuaja personale në ndërkohë, me këtë shpallje ju bëjmë thirrje të përgjithshme që ju t’i përgjigjeni ftesës

Pas këtij njoftimi, ju keni kohë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike për t’u paraqitur në bankë, në të kundërtën ne jemi të obliguar me ligj, për klientët informatat e të cilëve nuk arrihen të përditësohen (freskohen) dhe të plotësohet dosja e tyre, t’i mbyllet llogaria. Në rastet kur ju mendoni që i keni përditësuar informatat në ndërkohë, apo për çfarëdo arsye nuk mund të vini në bankë gjatë afatit të cekur, ju mund të kontaktoni me qendrën e thirrjeve të BPB-së në numrin 038 620 620 apo në email-in call.center@bpbbank.com.

Kjo nuk nënkupton që ju në të ardhmen nuk mund të hapni llogari të re në BPB.