Banka e vendit në përkrahje të stilistëve të flokëve
Më 24 janar duke filluar na ora 19:00, shoqata Hair Kosova organizoi “Vitin e ri artistik të frizerëve”, takimin e bizneseve të ondulimit në Hotelin Emerald në Prishtinë për të festuar të arriturat gjatë vitit të kaluar dhe për të diskutuar mundësitë e zgjerimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të këtyre bizneseve në të ardhmen.
Duke qenë në përkrahje të vazhdueshme të bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosove, BPB ka përkrahur shoqatën në mbajtjen e këtij evenimenti dhe ka bërë lansimin e një produkti të përgatitur enkas për bizneset në sektorin e ondulimit.
“Jemi gjithmonë të gatshëm të përkrahim bizneset e vendit, andaj edhe me të drejtë vlerësohemi si një prej motorëve të zhvillimit ekonomik dhe të ndërmarrësisë në Kosovë. Përvec përkrahjes financiare me kushte të volitshme në formë të kredive, BPB edhe udhëzon dhe këshillon këto biznese në vazhdimësi duke u siguruar që zhvillimi i përbashkët të jetë i qëndrueshëm.”, thekson z. Arton Celina, kryeshef ekzekutiv në BPB.
Tani të gjitha bizneset e ondulimit mund të kontaktojnë me BPB për të qenë përfitues të kredisë duke përfituar nga kushtet tejet të volitshme. Të gjithë stilistët mund të kontaktojnë Bankën e vendit për të përfituar deri në 10,000 euro kredi pa kolateral, pa garantues, pa bashkëhuamarrës dhe brenda ditës.
Në kuadër të këtij produkti, klientët fitojnë edhe të drejtën për mbitërheqje brenda ditës, pagesa përmes kartelave bankare me zero provizion, pagesën falas të provizionit të tatimeve dhe shërbimin ‘mbanking’ pa pagesë.