Këshilla për t’u mbrojtur nga mashtrimet në internet
Banka në asnjë rast nuk ju kërkon që të shpalosni të dhënat personale apo bankare jashtë kanaleve zyrtare. Ju këshillojmë për kujdes të shtuar sa herë që ju kërkohen të dhëna dhe në rast pasigurie ju gjithmonë mund të vizitoni një nga degët tona apo të na kontaktoni në kanalet tona zyrtare.
Një nga rreziqet e shpeshta gjatë përdorimit të teknologjisë është zbulimi i informacionit personal dhe financiar te burimet e panjohura. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një email ‘phishing’, një faqe interneti të dyshimtë ose një rrjet të pasigurt, personat keqdashës janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të vjedhur informacione të ndjeshme.
Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të qëndroni të mbrojtur:
- Verifikoni burimin përpara se të ndani online ndonjë informacion. Kontrolloni për faqet e internetit të sigurta (“https” në adresë të faqeve në internet).
- Asnjëherë mos shpalosni të dhënat tuaja personale dhe financiare nëse ju kërkohen nga burime të panjohura në çfarëdo forme (email, telefon, letër etj.) e që në fokus kanë kërkesa lidhur me llogarinë, kartelën tuaj bankare apo platformat elektronike (e-banking, m-banking etj.).
- Zyrtarët e bankës asnjeherë nuk do t’iu pyesin për informata të ndjeshme (si për shembull fjalëkalime, PIN-i të kartelës apo të dhëna tjera) të cilat mund të cenojnë privatësinë tuaj apo sigurinë e mjeteve tuaja.
- Qëndroni të sigurtë në internet duke përdorur vetëm webfaqen zyrtare të bankës (bpbbank.com) për informim, transaksione dhe shërbime tjera. Sigurohuni që përdorni platformat zyrtare elektronike të bankës për shërbimet bankare.
- Të jeni të kujdesshëm kur hapni dokumente të bashkangjitura në email (‘attachments’) ose kur klikoni në linqet / vegëzat në email, veçanërisht nëse janë nga dërgues të panjohur.
- Përdorni fjalëkalime të forta, unike për secilën prej llogarive tuaja dhe aktivizoni vërtetimin me dy faktorë aty ku është e mundur.
- Mbani të përditësuar softuerin dhe pajisjet tuaja për t’u siguruar që çdo dobësi e sigurisë është rregulluar.
- Shmangni përdorimin e Wi-Fi publike apo kompjuterët publik kur përdorni shërbimet bankare në internet.
- Të qenit vigjilent, mirë të informuar me zhvillimet e fundit dhe proaktiv në mbrojtjen e të dhënave personale dhe financiare mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e vjedhjes së identitetit, të dhënave tuaja dhe mashtrimit financiar.
Nëse dyshoni për ndonjë aktivitet të paautorizuar, pranoni e-email, mesazh, apo njoftim të dyshimtë për të cilat nuk e dini burimin e saktë në lidhje me shërbimet e bankës, ju lutem raportoni ato menjëherë tekne, përmes kanaleve tona të komunikimit:
? sherbimiperkliente@bpbbank.com
? 0800 50 000, 038 620 620