Banka per Biznes lanson sherbime te reja bankare: SMS Bilanc, SMS Njoftim dhe SMS TopUp
BpB ka kënaqësinë t’i njofton klientët e saj për fillimin e disa shërbimeve të reja që do të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme menaxhimin e kohes së tyre. Këto shërbime janë SMS Bilanc, SMS Njoftim dhe SMS Top Up. SMS Bilanci dhe SMS Njoftimi ju ofron mënyrë ideale për tu informuar në çdo kohë për lëvizjet në llogaritë tuaja. SMS Njoftimi shfrytëzuesve ju mundeson që në telefonin e tyre rregullisht të pranojnë njoftime për çdo transaksion të kryer si: pagesat me kartelë, pagesat e këstit për kredi, pranimi i pagës në llogarinë tuaj, tërheqjet, deponimet etj.
Me SMS bilanc, sa herë që ju dëshironi mund të kontrolloni bilancin dhe 5 transaksionet e fundit në llogarinë tuaj vetem duke derguar nje SMS ne numrin 50000. Shërbimi vlen për të gjithë klientët e BpB-së të cilët shfrytëzojnë telefoninë mobile IPKO dhe VALA. Me SMS Top Up, BpB u mundëson klientëve që të paguajnë produktet e IPKO-s, si internetin, televizionin digjital, të rimbushin llogarinë e tyre te telefonit mobil dhe fiks, duke dërguar vetem nje SMS nga telefonat e tyre mobil ne numrin 50000. Për këtë qëllim, Banka për Biznes ka bashkuar forcat me IPKO-n për t’i ofruar klientëve tanë mundësi unike per rimbushjen e telefonave te tyre si dhe të kryejne pagesat per televizion digjital dhe internet duke dërguar vetëm një SMS. Për informata më të hollësishme drejtohuni në njërën nga 42 degët e Bankës për Biznes në tërë Kosovën.