BPB përkrahë ndërmarrësit e rinj në Kosovë
Dje në zyret e ICK (Qendra e inovacionit të Kosovës) në kuadër të bashkëpunimit me Ye!Kosovo Boost Programin u mbajt Pitching Event dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për idetë më inovavative të ndërmarrësve të rinj. Ky aktivitet u organizua nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) i cili është përkrahë nga EFSE dhe ICK.
Në këtë event 8 ndërmarrës të rinj prezantuan idetë e tyre të biznesit para panelit me ç’rast u shpërblyen 3 idetë më inovative. Vendin e parë e fitoi Mrina Godanca, me idenë ‘Architecture for Humans’ e cila fitoi gjithashtu edhe çmimin ‘Ndërmarrësi i Ri i Vitit’ nga KIESA. BPB ndau çmimin e dytë për idenë më inovative të cilin e fitoi Mendim Avdyli (Sumthesun), vendin e tretë e fitoi Lum Kryeziu, me idenë ‘Spartments’.
Ye! Kosovo Boost Program është një program hibrid online dhe offline për ndërmarrësit. Programi përmban trajnime, mbikëqyrje dhe mundësi të financimit për ndëmarrësit e rinj të moshës prej 16 deri 30 vjeçar.
Programi përbëhet nga një serie e aktiviteteve – një Startup video garë, tri ditë të punëtorisë dhe trajnimit, Pitching Event, seminare online dhe trajnime nga ekspertë të biznesit kosovar dhe ndërkombëtar.
Po ashtu, programi ka për qëllim identifikimin dhe përhapjen e bizneseve innovative të rinisë kosovare nëpërmjet rrjetit global Ye!
BPB është krenare që ishte përkrahëse e kësaj iniciative e cila ishte përplotë ide të avancuara dhe kreative. Ky bashkëpunim dëshmon përkrahjen e vazhdueshme të BPB-së për ndërmarrësit e rinjë dhe bizneset e vogla e të mesme në Kosovë.