BPB ka prezantuar gjeneratën e dytë të programit BPB Juniors
Sot, në një konferencë të mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, Banka për Biznes së bashku me universitetet partnere, Universitetin e Prishtinës, UBT dhe Kolegjin Riinvest ka shpalosur programin për gjeneratën e dytë të BPB Juniors. Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe studentët e gjeneratës së parë, të cilët pas përfundimit me sukses të programit arritën që të bëhen pjesë e ekipit të BPB-së dhe njëkohësisht shërbyen si storie suksesi të kësaj gjenerate.
Programi BPB Juniors do të jetë një miks akademiko – praktikë, që në esencë është një mundësi unike për studentët. Ata mund të mësojnë nga profesionist me eksperiencë në sistemin bankar, të i praktikojnë dituritë e tyre, si dhe të njoftohen me ambientin dinamik, kërkues dhe sfidues të tregut të punës.
‘BPB Juniors është krijuar që të ndihmojë dhe të përgatisë studentët për tregun e punës si dhe të përmirësojë efikasitetin në procesin e rekrutimit në bankë. Ndër të tjera përmes BPB Juniors, ne kemi për qëllim identifikimin e kandidatëve më potencial për rekrutim si dhe avansimin e bashkëpunimit profesional me Universitete. Këtë program e kemi dizajnuar që të nxisim mendimin kritik dhe analitik tek studentet, atribute këto të cilat do te ju shërbejnë në karrierën e tyre’ – tha Anita Kosumi Ajeti, Udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BPB
Për programin BPB Juniors
BPB Juniors, përmes stafit të bankës të cilët janë të specializuar në fusha të ndryshme të sistemit bankar si dhe me angazhimin e Profesorëve nga Universitete, do të ofrojë trajnime profesionale në fushën e sistemit bankar si dhe trajnime në fushën e aftësive analitike. Përveç tjerash, programi do të ofrojë mundësi të vijimit të praktikës për studentë, pas përfundimit të pjesës së trajnimeve.
Shkarko broshurën – https://bit.ly/2WzTcvB