Kryeshefi ekzekutiv i BPB-së, është ftuar në World Business Angels Investment Forum

Kryeshefi ekzekutiv i BPB, Z. Arton Celina, ka qenë i ftuar si panelist në konferencën prestigjioze ‘World Business Angels Investment Forum’, në Stamboll.
Z. Celina, ka qene i ftuar si panelist në dy tema në këtë konferencë:

  1. Në panelin e parë me temën ‘Leveraging Corporate Innovation by Engaging with External Eco Systems: Entrepreneurs , Start-ups, Scale-ups, High Growth Businesses, Crowdfunders and Angel Investors’, është diskutuar ideja që korporatat duhet të përshtaten me dinamikën e re të tregut për të qëndruar përpara ndërrimeve në treg. Hapja e tyre ndaj eko-sistemeve të jashtme mund të shtojë vlerë ne aktivitetet e inovacionit të korporatave.
  2. Ne panelin e dytë me temën ‘Cashless economies: Global Perspectives and Future Trends’ është diskutuar se si eko-sistemi i inovacionit në ekonomitë lokale mund të bashkohet për të krijuar mjedis të favorshëm për përshpejtimin e adaptimit te pagesave digjitale dhe bankingut mobil duke mundësuar kështu tranzicionin në ekonomi pa para (cash-less economy) .

Për WBAF

World Business Angels investment Forum (WBAF) është një organizatë ndërkombëtare që synon të lehtësojë qasjen në financa për bizneset. Poashtu, WBAF eshtë e angazhuar të bashkëpunojë në nivel global për të fuqizuar zhvillimin ekonomik botëror duke krijuar instrumente financiare inovative.