BPB aplikon protokollin e sigurisë 3D secure – Verified by VISA (VbV)
Meqenëse siguria e transaksioneve online është prioritet për bankën, BPB aplikon masat më të larta të sigurisë për transaksione online me kartela “3D secure”, shërbim ky i ofruar në bashkëpunim me VISA.
Shërbimi 3D secure nga Verified by VISA (VbV) është protokoll shtesë sigurie i cili parandalon përdorimet e paautorizuara të kartelës suaj gjatë transaksioneve online. Përmes këtij shërbimi, ju jeni të mbrojtur nga çdo blerje e paautorizuar nga kartela juaj e kreditit/debitit në webfaqet që e ofrojnë të njëjtin protokoll te sigurisë.
E tëra që duhet ta bëni për të konfirmuar identitetin tuaj përgjatë realizimit të blerjeve online, është të përzgjidhni mënyrën e realizimit të transaksionit përmes platformës Verified By Visa (VbV) dhe të shtypni kodin i cili ju vjen në numrin tuaj telefonit (të deklaruar ne bankë), kod ky i cili është unik për çdo blerje në internet.
Gjithashtu, ju mund të siguroheni për origjinalitetin e dyqanit online, duke kontrolluar nëse në faqen zyrtare të tyre është e vendosur logoja me mbishkrimin “Verified by VISA (VbV)”.