BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë jemi në rritje të vazhdueshme, zhvillim dhe mbështetje të klientelës. Fleksibiliteti, afërsia dhe kujdesi ndaj klientëve e bëjnë BPB-në të veçohet. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Qëllimi ynë strategjik është të mbështesim zhvillimin e ekonomisë dhe bizneseve kosovare prandaj fokusi ynë është të krijojmë raporte të shëndosha dhe afatgjate me klientë me besim të ndërsjellë.

Rritja dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përveç se ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit, i mundëson BPB-së, si partnere strategjike, të krijojë hapësira për promovim dhe stabilitet afatgjatë për kapitalin vendor. Duke ofruar shërbime cilësore dhe të thjeshta për përdorim, BPB mbështetë familjet, të punësuarit dhe studentët në jetësimin e planeve dhe nevojave të tyre.

Na vizitoni në njërën nga 26 njësitë tona nëpër tërë Kosovën, për të mësuar më shumë për shërbimet e bankës së vendit si dhe për të përfituar nga produktet e disejnuara që për qëllim kanë zhvillimin e përbashkët.

Mospranim i Përgjegjësisë

Banka për Biznes Sh. A. nuk është përgjegjëse dhe në mënyrë shprehimore mohon/nuk pranon çfarëdo përgjegjësie për çfarëdo lloj dëmi që mund të rrjedh nga përdorimi, referimi dhe/apo mbështetja në cilëndo informatë që gjendet në këtë ueb faqe. Pavarësisht se informatat në këtë ueb faqe rifreksohen periodikisht, Banka për Biznes Sh. A. nuk jep çfarëdo lloj garancie që informatat e tilla janë korrekte, të kompletuara dhe/apo të freskuara. Përveç kësaj, edhe pse kjo ueb faqe mund të përmbaj lidhje që dërgojnë tek burime tjera në internet, Banka për Biznes Sh. A. nuk është përgjegjëse për përmbajtjet e pasakta, të pavërteta, shpifëse, ofenduese ose të paligjshme në burime të tilla.

Banka për Biznes Sh. A. është pronare dhe ka/posedon të drejtat e autorit mbi të gjithë përmbajtjen e kësaj ueb faqe, duke përfshirë tekstin, grafikat dhe fotografitë, përveç nëse parashihet ndryshe. Përmbajtja e kësaj ueb faqe nuk mund të kopjohet, shpërndahet, modifikohet dhe/apo ri-publikohet pa autorizimin me shkrim të Bankës për Biznes Sh. A

Misioni dhe Vizioni

Misioni i Bankës
“Ne ndikojmë pozitivisht”

Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton një shërbim të përkryer. Shërbimi premium nuk është i rezervuar për një grup klientësh të privilegjuar në bankën tonë, por është ajo që ne bëjmë çdo ditë në përmbushjen e nevojave financiare të çdo biznesi dhe individi që i shërbejmë. Shërbimet tona ofrohen në mënyrë të lehtë, të përshtatshme dhe plotësojnë kapacitetin dhe nevojat aktuale të klientit.

Vizioni i Bankës
Vizioni i BPB-së është të jemi banke referente për individët dhe ndërmarrjet në Kosovë, duke ofruar komoditet dhe mbështetje pro-aktive. Ne synojmë të bëhemi faktor kyç në sektorin bankar të Kosovës, të ofrojmë një shërbim të shkëlqyeshëm për klientët tanë, fitim të qëndrueshëm për aksionarët dhe një ambient pune frymëzues për punonjësit. Përderisa konsiderojmë teknologjinë një domosdoshmëri, ne besojmë në fuqinë e faktorit njerëzor në përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë dhe palëve të interesuara.

BORDI I DREJTORËVE

  • Maksim Caslli
    Kryetar i Bordit të Drejtorëve

    Maksim Caslli është emëruar Anëtar i Bordit të Drejtorëve në mars të vitit 2023. Gjatë vitit 2022 ai ka qenë këshilltar i jashtëm i Bordit të Drejtorëve. Z. Caslli është pronar dhe Drejtor Gjeneral në American Capital, një kompani këshilluese dhe investuese me portofol investimesh në teknologjinë e informacionit, shërbimeve financiare dhe të kontabilitetit, shërbimeve të konsulencës, agroturizmit, bujqësisë, tregtimit me shumicë dhe pakicë të ushqimeve dhe ndërtimtarisë. Ai ka një përvojë të gjatë duke filluar nga angazhimi i tij në Deloitte nga viti 1995 deri në vitin 2021. Ai themeloi Deloitte në Shqipëri në vitin 1996, më vonë në Kosovë në vitin 2000 dhe për 7 vjet ishte në detyrë si Partner Menaxhues për Deloitte në rajonin e Ballkanit, duke udhëhequr Deloitte në Rumani, Bullgari dhe Moldavi.

    Caslli ka një diplomë Master në Marketing dhe Strategji nga Shkolla Norvegjeze e Menaxhimit dhe është ka diplomuar në drejtimin Inxhinier Mekanik në Universitetin e Tiranës. Ai ka shkollim të nivelit ekzekutiv edhe nga universitete prestigjioze si Shkolla e Biznesit në Harvard, Shkolla e Biznesit në Londër, Universiteti i Virxhinias, Shkolla e Biznesit në Vjenë, Universiteti i Floridës në fusha që lidhen me bashkimet dhe blerjet e kompanive, kapitalin privat dhe kapitalin sipërmarrës, zhvillimin e lidershipit, financimin e projekteve për PPP etj.

  • Visar Bytyqi
    Nënkryetar i Bordit të Drejtorëve

    Visar Bytyqi është emëruar Anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryesues i Komitetit të Auditimit të bankës BPB në gusht 2018. Z. Bytyqi ka punuar në pozicione të larta drejtuese për më shumë se 10 vjet në Deloitte dhe Grant Thornton. Ai ka përvojë të konsiderueshme financiare dhe audituese dhe ka ofruar shërbime për entitetet qeveritare, korporatat e listuara publike, kompanitë shumëkombëshe dhe shumë entitete të sektorit privat në Kosovë. Z. Bytyqi aktualisht është ligjërues në një nga Organizatat Profesionale të Kontabilitetit në vend dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve në një nga korporatat më të mëdha të Kosovës.

    Përvoja e tij e mëparshme, ndër të tjera, përfshin gjithashtu anëtar i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar, anëtar i bordit të drejtorëve dhe kryesues i komitetit të auditimit të kompanisë së parë të sigurimeve në Kosovë. Z. Bytyqi është anëtar i Association of Chartered Certified Accountants – ACCA (UK) dhe Kontabilist dhe Auditor i Çertifikuar në Kosovë. Ai ka diplomë bachelor në Menaxhment dhe Informatikë nga Universiteti i Prishtinës.

  • Paul Nabavi
    Anëtar i Bordit të Drejtorëve

    Paul Nabavi i është bashkuar Bordit të Drejtorëve në qershor, 2023. Ai ka më shumë se tridhjetë vite eksperiencë në sektorin bankar dhe financiar, në tregjet në zhvillim dhe ato kufitare në mbarë botën. Në “CDC Group”, tani British International Investment ai krijoi dhe drejtori ekipin e institucioneve financiare, dhe ishte përgjegjës për investimet e reja dhe klientët e sektorit financiar të CDC-s në Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine. Nabavi ka qenë gjithashtu drejtor në një kompani financiare që operonte në Havana, Kubë.

    Ai ka punuar për Actis LLP (kompani me kapital në tregjet në zhvillim) para se të fillonte punën në BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Në BERZH, ai ka specializuar për investimet kapitale në institucionet financiare duke mbikëqyrur si bizneset e reja e gjithashtu edhe investimet e portofolit në banka dhe biznese të tjera të shërbimeve financiare në të gjithë rajonin e BERZH-it.

    Nabavi është trajnuar dhe kualifikuar si kontabilist i autorizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka diplomuar në nivelin master në Universitetin e Oksfordit. Aktualisht është Drejtor i First Bank SA në Rumani dhe më parë ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Union Bank of Albania. Ai është gjithashtu një drejtor i besuar në organizatën “World Child Cancer”.

  • Teuta Rexhbeqaj
    Anëtare e Bordit të Drejtorëve

    Znj. Teuta Rexhbeqaj është emëruar si anëtare e pavarur e Bordit të Drejtorëve që nga korriku i vitit 2020. Përvoja profesionale e znj. Rexhbeqaj filloi në firmën e auditimit Deloitte Kosova Sh.p.k. që nga viti 2005 ku ajo arriti pozicionin e auditorit të lartë. Ajo ka punuar për auditime dhe angazhime këshilluese për gamë të ndryshme të kompanive lokale dhe ndërkombëtare duke përfshirë bankat, kompanitë e sigurimeve, institucionet mikrofinanciare, entet qeveritare, sektori publik, OJQ-të dhe subjektet e sektorit privat në tregun e Kosovës. Ajo vazhdoi më tej karrierën e saj kryesisht në sektorin bankar gati për tetë vite dhe në sektorin e sigurimeve për dy vjet. Që nga viti 2010 ajo mbajti pozicionin e Udhëheqësit të departamentit të financave në ProCredit Bank SH.A., duke qenë përgjegjëse për të menaxhuar linja të ndryshme të raportimit dhe për të mbajtur marrëdhënie profesionale si me organet rregullatore vendore ashtu edhe me Procredit Group.

    Znj. Rexhbeqaj u bashkua nga nisja e fillimit të kompanisë lokale të sigurimeve Scardian Sh.A. në pozicionin e Drejtorit të Financave ku ajo ka qenë e përfshirë në të gjitha fazat e zhvillimit të softuerit të industrisë së sigurimeve dhe duke siguruar që të gjitha kërkesat e standardeve të kontabilitetit, rregullatorit dhe taksave janë zbatuar siç duhet për secilin produkt të sigurimit. Ajo tutje vazhdoi si Zyrtare kryesore e financave në degën e bankës huaj Turkiye IS Bankasi A.S. ku ishte përgjegjëse për departamentet si financa, thesari, back office dhe TI deri në fund të vitit 2019, për të vazhduar më tej si  konsulente i pavarur. Znj. Rexhbeqaj posedon diplomën Master në Shkencat Ekonomike në fushën e Menaxhimit Financiar nga Universiteti i Osijekut, Republika e Kroacisë.

  • Ardiana Bakija
    Anëtare e Bordit të Drejtorëve

    Znj. Ardiana Bakija është emëruar anëtare e Bordit të Drejtorëve në mars të vitit 2022. Përvoja profesionale e znj. Bakija ka filluar nga shoqëria civile në fillimin e viteve 2000, ku ajo ka dhënë kontributin e saj në spektrin ligjor të zbatimit të projekteve në fushën psiko-sociale. Karriera e saj ka vazhduar në industrinë bankare në gjysmën e dytë të viteve 2000, fillimisht në Bankën Ekonomike, në pozita udhëheqëse në nivel njësie dhe departamenti në fushën specifike të Pajtueshmërisë dhe të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Përvojën në këtë fushë dhe në këtë nivel udhëheqjeje znj. Bakija e ka vazhduar edhe në Turkiye IS Bankasi, dega në Kosovë deri në vitin 2020.

    Gjatë viteve të fundit znj. Bakija i është bashkuar Fondit për Eficencë të Energjisë (FKEE) në pozitën e Udhëheqëses së Shërbimeve të Përgjithshme. Kontributi i saj në këtë institucion konsiston në draftimin dhe monitorimin e marrëveshjeve financiare dhe atyre për shërbime të energjisë, të cilat po zbatohen për herë të parë ne Kosovë. Po ashtu znj. Bakija është përgjegjëse për mbikëqyrjen e departamentit të burimeve njerëzore dhe prokurimit.  Znj. Bakija është e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe është e certifikuar ndërkombëtarisht në fushën e Pajtueshmërisë dhe PPP dhe po ashtu edhe në sektorin e Eficencës së Energjisë.

MENAXHMENTI

Për më tepër shkarko organogramin.

  • Mimoza Godanci – Aliu
    Kryeshefe Ekzekutive

    Znj Mimoza Godanci – Aliu është emëruar Kryeshefe Ekzekutive e BPB-së në dhjetor të vitit 2022. Znj. Godanci-Aliu e filloi karrierën e saj duke punuar për organizata ndërkombëtare, për të vazhduar në sektorin bankar ku ndër vite ka grumbulluar një përvojë të gjerë në role dhe pozicione të ndryshme në grupin ProCredit. Ndër të tjera ajo ka mbajtur postet e Zëvendës Drejtoreshës Ekzekutive në ProCredit Bank Shqipëri, Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive në Procredit Bank Kosovë, Drejtoreshë Ekzekutive e Akademisë ProCredit për Evropën Lindore në Maqedoni dhe Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive në Procredit Bank Maqedoni. Duke filluar nga viti 2020, për dy vjet ajo punoi si Menaxhere Projekti në OneFor, një institucion financiar që ofron shërbime të transferimit të parave dhe pagesave. Znj. Mimoza Godanci-Aliu është ekonomiste e diplomuar në nivelin master në Universitetin Staffordshire, në Britaninë e Madhe.

  • Gazmend Rrustemi
    Anëtar i Bordit Menaxhues

    Gazmend Rrustemi është emëruar zv. Kryeshef Ekzekutiv në Bankën për Biznes në Prill të vitit 2017. Karrierën bankare e filloi në ProCredit Bank në vitin 2006 si Auditor i Brendshëm, për të vazhduar në pozita të ndryshme specialiste deri në emërimin e tij si zv. Drejtor në Departamentin e Auditimit të Brendshëm në vitin 2009 dhe pastaj Drejtor në Departamentin e Auditimit të Brendshëm në vitin 2010. Në vitin 2012 u emërua Menaxher i Lartë, pjesë e Bordit Menaxhues të zgjeruar, dhe gjatë viteve ka qenë përgjegjës për fushat e pagesave dhe operacioneve, TI-se, shërbimet e përgjithshme, biznesin me klientë individualë, shërbimin e klientëve, kartelat dhe shërbimet elektronike, si dhe zhvillimin e produkteve. Duke filluar nga vitit 2014, z. Rrustemi ka ushtruar edhe funksionin e Anëtarit të Bordit të Auditimit të Brendshëm në ProCredit Bank në Sarajevë. z. Rrustemi ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Ai është diplomuar edhe në Akademinë ProCredit në Fuerth, Gjermani.

  • Dren Krypa
    Anëtar i Bordit Menaxhues

    Z.Dren Krypa është emëruar anëtar i Bordit Menaxhues të BPB-së në nëntor të vitit 2023. Me më shumë se dy dekada përvojë në sektorin bankar, z.Krypa e ka filluar karrierën e tij në vitin 2001 në ProCredit Bank duke avancuar në mënyrë të qëndrueshme përmes roleve të ndryshme menaxheriale deri në vitin 2014-të.

    Deri në vitin 2016 ndërkaq, z.Krypa ishte zv.Kryeshef Ekzekutiv në Bankën Ekonomike. Në këtë cilësi, atij iu besua përcaktimi dhe zbatimi i strategjive, synimeve dhe objektivave kryesore të bankës, me theks të veçantë nxitjen e zgjerimit të biznesit.

    Nga nëntori 2016 deri në vitin 2023, z.Krypa shërbeu si Zëvendës Drejtor Menaxhues në TEB Sh.A. Në këtë rol me ndikim, ai drejtoi zhvillimin strategjik të segmentit të biznesit të Korporatave dhe SME-ve, duke përfaqësuar një objektiv kryesor demografik për bankën.

    Ai ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe ka diplomë pasuniversitare në Administrim Biznesi nga programi MBA në Universitetin e Sheffield në Greqi.

Raportet Financiare

Kodi i Mirësjelljes

Banka për Biznes është e angazhuar në standardet më të larta të sjelljes etike dhe profesionale. Kodi i Etikës së BPB-së përcakton parimet dhe praktikat themelore të punës, sjelljes profesionale dhe personale të cilat të gjithë punonjësit e bankës. Menaxhmenti Ekzekutiv dhe Bordi i Drejtorëve duhet t’i adaptojnë dhe të mbështeten në këto standarde.

Kodi i Etikës ka për qëllim të udhëzojë sjelljen tonë për të nxitur integritetin dhe besimin e publikut. Parimet dhe standardet e përmbledhura në këtë Kod, përshkruajnë të gjitha aktivitetet tona dhe marrëdhëniet me bashkëpunëtorët tonë, përfshirë klientët, kolegët, aksionarët, furnitorët, rregullatorët, partnerët e biznesit dhe gjithë shoqërinë.

Këto parime dhe standarde formojnë themelin për të gjitha politikat, udhëzimet dhe procedurat e BPB-së, të cilat janë në linjë me praktikat ndërkombëtare. Gjithsesi, Kodi nuk mund të adresojë çdo situatë me të cilën banka përballet, mirëpo synon që të vendos themelet bazë të sjelljes sonë në raport me publikun.

Kodi i Etikës përmbushet edhe nga procedurat, udhëzimet e brendshme si dhe ligjet e rregulloret ne fuqi, për të siguruar që të gjithë punonjësit veprojnë me integritet dhe ndershmëri në të gjitha aspektet dhe janë përgjegjës për veprimet e tyre. Kodi i Etikës së BPB-së, është korniza që përcakton standardin e qartë të sjelljes që duhet t’i përmbahemi të gjithë, gjithmonë duke ruajtur besimin e palëve të interesuara

Për të shikuar kodin e etikës klikoni këtu 

Ftesat për Ofertë

BPB ju fton të përgjigjeni në ftesat e hapura për ofertë të cilat publikohen edhe në gazetat ditore

Pronat në shitje

Informohuni për pronat e fundit të shpallura në shitje

BPB Junior

Programi BPB Junior

Ndërtoni të ardhmen tuaj duke bërë ambiciet tuaj realitet dhe filloni karrierën në një vend ku mund të mësoni nga më të mirët

 

Të mësuarit nuk përfundon me diplomim!

 

BPB Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për 3 – 4 muaj në mënyrën më të mirë për të filluar karrierën tuaj.
Rotacioni në fusha të shumta është pjesë kryesore e programit dhe përmes punës në ekipe të ndryshme, ju do të mësoni në lidhje me tregjet financiare, atë që ne u ofrojmë klientëve dhe operacionet tona të përditshme.

Të rinjëve në BPB Junior të cilët me sukses kalojnë fazat e trajnimit, do të iu mundësohet puna praktike në degë/departamentet e bankës, si dhe ky program mund të shërbejë si një urë lidhëse për tu bërë pjesë e bankës sonë.