Depozitimi i mjeteve ne llogarinë e depozitës me afat bëhet në përputhje me çmimoren aktuale në fuqi e cila është e ekspozuar në çdo njësi të bankës. Për shuma të caktuara, BPB ofron norma preferenciale.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së
BPB u mundëson klientëve të saj shërbime të pagesave dhe transfereve të shpejta, efikase dhe të sigurta me kushte të volitshme dhe konkurruese në tregun e Kosovës.
BPB u mundëson ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme shërbime të pagesave dhe transfereve të shpejta, efikase dhe të sigurta me kushte të volitshme dhe konkurruese në tregun e Kosovës.
Transferet e fondeve tuaja në llogaritë e bankave të tjera (transferet dalëse) sipas urdhëresës suaj mund të bëhen:
Transferet ndër-bankare mund t’i kryeni edhe nëpërmjet shërbimit tonë eBanking dhe mBanking.
BPB mundëson kryerjen e transfereve ndërkombëtare hyrëse dhe dalës
Këto transfere realizohen në mënyrë të shpejtë dhe efikase pas anëtarësimit të bankës tonë në SWIFT. Për më tepër, BPB ka zgjeruar rrjetin e bankave korrespondente me të cilat operon. Për të parë listën e bankave kryesore korrespondente dhe udhëzimet për dërgimin e parave nga jashtë kliko këtu.
Debitimi direkt është një instrument pagese me të cilin klienti autorizon bankën e vet përmes kompanisë që të tërheqë mjete direkt nga llogaria bankare. Ky instrument paraqet një mënyrë të standardizuar dhe të automatizuar që është e përshtatshme për pagesa të rregullta dhe të përsëritura, p.sh. faturat e KEDS, Ujësjellësit, etj.
Debitimi direkt mund të iniciohet edhe nga BPB me kërkesë të klientit.