BPB inauguron Akademinë e Burimeve Njerëzore
Banka për Biznes me datë 19 maj duke filluar nga ora 14:00 inauguron Akademinë e Burimeve Njerëzore, në zyrat e këtij institucioni në Prishtinë.
Në këtë ceremoni do të ketë të ftuar nga institucionet bankare në vend dhe partnerët e Bankës për Biznes.
Akademia e Burimeve Njerëzore, është transformuar si e tillë pas pesë vitesh punë intenzive që është bërë me programin BPB Junior, që fillimisht kishte nisur si ide për orientimin e studentëve në karrierë si dhe rekrutimin e stafit të ri brenda institucionit.
Studentët e përzgjedhur për këtë program janë trajnuar për tre muaj me radhë nga ekspertët më të mirë të fushës së bankingut dhe jo vetëm, derisa, momentalisht, janë duke u bërë përgatitjet finale për gjeneratën e re të këtij programi, ku kanë aplikuar më shumë se 400 të rinj.
BPB ka arritur të rekrujtojë mbi 50 të rinj që kanë ndjekur programin, duke i pozicionuar të njejtët në departamentet dhe degët e bankës, për të cilat ata kanë treguar interes dhe pikat më të forta përgjatë këtyre tre muajsh sa zgjat programi.
“HR Academy from BPB”, ndërkaq ka të gërshtetuara disa module të trajnimeve, ku sigurisht përfshihet edhe programi BPB Junior, që po shënon gjysmë dekade të funksionomit.
Gati 400 punonjësve të BPB-së, përmes kësaj akademie u mundësohet zhvillimi profesional, duke i njohur me mjedise të reja, pikërisht, përmes moduleve të hartuara nga ekspertët më të mirë të fushës.
Me Akademinë e Burimeve Njerëzore, që veçse po zhvillohet edhe më tutje, sipas kurrikulave të hartuara dhe projeksioneve, BPB është e bindur që e ka përmbushur një detyrë të rëndësishme lidhur me avansimin e brendshëm dhe sigurisht si pjesë të saj edhe kuadrot e reja.