BPB nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Fingermarket, përfitojnë bizneset e vendit
Më 19 prill 2017, BPB ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me degën në Kosovë të Fingermarket Corporation me bazë në SHBA, nga e cila marrëveshje mirëkuptimi përfitojnë bizneset kliente të bankës BPB.
Përmes kësaj marrëveshjeje, BPB do të ndihmojë bizneset kliente në krijimin dhe fuqizimin e prezencës online të tyre, duke ofruar mundësi për digjitalizimin, rrjetëzimin dhe promovimin e bizneseve në Kosovë përmes platformës online Fingermarket.com, më konkretisht kompanisë Fingermarket Corporation – Kosovo Branch.
‘Marrë parasysh trendet e fundit globale të të bërit biznes dhe të promovimit të punës së këtyre bizneseve, ne kemi nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit nga e cila përfitojnë bizneset e vendit, klientë të BPB dhe përmes së cilës ata krijojnë dhe / ose fuqizojnë prezencën e tyre online.’, deklaron z. Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv në BPB, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.
Sipas z. Celina, ky proces do të ndikojë në lehtwsimin e biznes-bwrjes dhe nw rritjen e qarkullimit vjetor të bizneseve, duke promovuar shërbimet dhe / ose produktet e tyre.
‘Ne jemi partner zhvillimi në vend dhe si të tillë, disejnojmë produkte që direkt ndihmojnë zhvillimin e bizneseve kliente të bankës. Zhvillimi i tyre nënkupton edhe zhvillimin e bankës tonë por edhe të vendit.’, deklaron tutje gjatë bisedës z. Celina, ditën e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Fingermarket, është një kompani Amerikane me zyre qendrore në Delaware të SHBA, dhe nga janari 2016 operon edhe në Kosovë me degën e saj të parë në Prishtinë, si Fingermarket Corporation – Kosovo Branch.
Fingermarket.com është një platformë që i fuqizon bizneset në zhvillimin e tyre dhe përkrah profesionistët në gjetjen e mundësive të reja. Fingermarket ka për synim të zhvillojë bizneset vendore përmes krijimit të një komuniteti lokal dhe global me interesa profesional, duke u ofruar atyre identitet dhe informim për bizneset dhe investitorët mbi sektorët e ndryshëm të industrive vendore.
Fingermarket gjithashtu synon të bëjë zhvillimin e tregtisë online (e–commerce) dhe në anën tjetër të rrisë e punësimin e të rinjëve. Platforma gjithashtu u mundëson bizneseve vendore të gjejnë klientë dhe partnerë potencial, këto dhe të gjitha shërbimet tjera të përmendura ofrohen përmes antarësimit.