BPB nënshkruan marrëveshjen e garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)
Sot me datë 24 gusht 2016 në zyrat e FKGK, Banka për Biznes realizoj nënshkrimin e marrëveshjes së garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Garancia e FKGK-së i mundëson bankës rritjen e kredidhënies për ndermarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë dhe si rrjedhojë do t’ju lehtësoj çasjen në financa të gjitha NMVM të cilat kanë nevojë për kredi për të plotësuar nevojat për investime për rritjen e biznesit të tyre apo për kapital punues. Përmes kësaj marrëveshje BPB do të përfitojë më shumë siguri kolaterali për kreditë e lëshuara për këto ndërmarrje.
Marrëveshja e realizuar reflekton një bashkëpunim nga e cila përfitues janë bizneset kosovare të cilat janë faktorë mjaftë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Duke i financuar këto biznese ne do të ndihmojmë jo vetëm rritjen në këtë sektor, por edhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Zhvillimi i këtyre bizneseve do të ndikoj në rritjen e numrit të të punësuarve si dhe në krijimin e bizneseve më të mëdha të cilat do të rezultojnë në zhvillimin e regjionit.
Procedura për të aplikuar për garanci: Të gjitha bizneset aplikojnë për kredi me procedura standarde të bankes. Në rastet kur klienti nuk i plotëson të gjitha kushtet e kredimarrjes siç janë, vlera e kolateralit, hipoteka apo kushtet tjera banka do t’ja mundësoj lëshimin e kredisë duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së. Bizneset nuk kanë të drejtë të aplikojnë direkt në FKGK për garanci.