BPB përkrah fermerët ferizajas
Me datë 22 qershor 2016 u realizua nënshkrimi i kontratës në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të BPB Arton Celina dhe kryetarit të komunës së Ferizajit Muharrem Svarqa.
Marrëveshja e realizuar reflekton një bashkëpunim nga i cili përfitues janë fermerët ferizajas. BPB është përfituese e tenderit të shpallur nga komuna e Ferizajit për subvencionimin e normave të interesit për kredi bujqësore.
Kryeshefi Ekzekutiv i BPB Arton Celina përgëzoi komunën e Ferizajit për nënshkrimin e kësaj kontrate e cila ka për qëllim të mbështesë ekonominë e vogël, saktësisht sektorin e bujqësisë i cili ka një rëndësi të madhe për rajonin e Ferizajit. Këtu kemi të bëjmë me një kontribut të komunës në subvencionimin e kamatave që tu ndihmohet bujqve të cilët janë të interesuar të marrin kredi në BPB.
Kryetari komunës së Ferizajit shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti bazuar në faktin qe Ferizaji si komunë ka potencial të theksuar bujqësor. Komuna e Ferizajit do te siguroj financimet me kredi nëpërmjet BPB duke u siguruar që normat e interesit të kredive të mbulohen nga vet buxheti komunal. “Shuma totale për subvencionimin e normave të interesit është 594 mijë euro për tre vite”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se kjo është kontrata e parë e llojit te tille që po nënshkruhet në Kosovë.