BPB pjesë e fushatës së DSK-së për Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, shpërndahen kartolina në shkolla
Banka për Biznes si partner afatgjatë i shoqatës Down Syndrome Kosova iu është bashkuar fushatës “Ec me këpucët e mia” dhe “Një kartolinë për ty”, derisa, për Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down është bërë shpërndarja e kartolinave nëpër disa shkolla të vendit.
Kartolinat janë punuar nga fëmijët në Shoqatën Down Syndrome Kosova, ndërkaq, janë shpërndarë në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar për Ditën Ndërkombëtare për Sindromën Down, 21 mars.
Nga Shoqata Down Syndrome Kosova kanë falënderuar Bankën për Biznes për partneritetin duke thënë se në vazhdimësi qëndrojnë prapa organizimeve të tyre sipas nevojës.
Anëtarja e kësaj shoqate Medina Surdulli ka folur për Kosova Press për këtë organizim.
“Për datën 21 mars, Dita Botërore e Sindromës Down ne kemi organizuar një kampanjë “Një Kartolinë për ty”, ku ne do të i shesim këto kartolina nëpër shkolla të ndryshme”, ka thënë Surdulli.
Ky nuk është projekti i vetëm që BPB do të organizojë në bashkëpunim me DSK-në. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, janë paraparë është disa aktivitete të tjera.
Vitin e kaluar BPB ka nënshkruar partneritet 5-vjeçar me Down Syndrome Kosova, ku iu është mundësuar marrja e shërbimeve në këtë shoqatë disa fëmijëve që ishin në listë të pritjes.
Gjithashtu, është mundësuar organizimi i trajnimit me ekspertët e BE-së, “Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse”.
Partneriti me shoqatën Down Syndrome Kosova, do të ndikojë dukshëm në rritjen e kujdesit ndaj kategorisë më të dashur të shoqërisë tonë, duke plotësuar nevojat e tyre në disa fusha.
20 vite kujdes, BPB, miku i fëmijëve.