BPB prezanton ofertat për bizneset e vendit
Më 7 prill 2017, Banka e vendit prezantoi ofertat për përkrahje të zhvillimit të bizneseve përmes synimit te realizimit te marredhenieve afatgjata bankare.
Në prezantimin e organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, bizneset dhe shoqatat anëtare të këtij institucioni u informuan në hollësi për ofertat financiare, me qëllim të lehtësimit të procesit të zhvillimit të bizneseve të tyre.
‘BPB në vazhimësi bashkëpunon dhe komunikon me bizneset e vendit dhe shoqatat përfaqësuese, me qëllim disejnimin e ofertave financiare bazuar në bazë të nevojave të tyre. Andaj, ofertat tona të diesjnuara rezultojnë në zhvillim të bizneseve përfituese.’, theksoi z. Artan Sadiku, Zv. Kryeshef Ekzekutiv në BPB gjatë mbajtjes së prezantimit.
Bashkëpunimi i bankës me Odën Ekonomike të Kosovës dhe shoqata tjera të ngjashme, ka rezultuar në një numër të bizneseve të përkrahura tashmë nga ana e bankës. Duke qenë partner i zhvillimit në vend përvec përkrahjes financiare të bizneseve në forma të ndryshme, BPB mëton edhe të qëndrojë pranë tyre gjatë të gjitha proceseve me qëllim të zhvillimit të relacioneve afatgjata.