BPB sjell inovacionin e fundit në pagesat ndërkombëtare – Global Payment Innovation (GPI)
BPB, e shpallur nga The Banker si banka më e mirë e vitit 2019, ka njoftuar se është banka e parë në Kosovë dhe rajon e cila ofron inovacionin e fundit për procesimin e pagesave ndërkombëtare të promovuar nga SWIFT – global payment innovation (GPI).
Shërbimi i ri që u ofrohet klientëve është duke u përdorur momentalisht vetëm në disa nga bankat më të mëdha në tregjet e rëndësishme botërore, ndërsa në tregun tonë do të vijë për herë të parë dhe ekskluzivisht nga BPB. “Ky inovacion, sjell transparencë të plotë në aplikimin e shpenzimeve të transfereve, ofron rritje të shpejtësisë së procesimit dhe mundësi të gjurmimit të transferit deri tek banka përfituese” – ka thënë Arton Celina, kryeshef ekzekutiv në BPB.
Kjo risi bënë që Banka për Biznes të jetë e vetmja bankë në vend e rajon të ofrojë transparencë të plotë për secilin shpenzim të transfereve që aplikohet nga secila bankë deri sa transferi të arrij në destinimin e synuar nga klienti, kohë të procesimit të pagesave të monitorueshme dhe më të shpejtë e siguri të plotë.