BPB sponsor gjeneral i “Hardh Fest 2022”

BPB ka nënshkruar marrëveshje partneriteti si sponsor gjeneral me festivalin “Hardh Fest”.

Banka për Biznes është sponsor gjeneral i “Hardh Fest 2022”, që rikthehet në Rahovec pas një pauze dy vjeçare.

BPB bëhet këtë vit bashkë me një nga festivalet më të vizituara në vend, që organizohet në datat 2,3 dhe 4 shtator, nën moton “Ca kokrra rrushi”.

Ruajtja e traditave dhe zakoneve shihet më së miri në Rahovec, sidomos në kohën e këtij festivali, andaj, sigurisht BPB-ja si bankë e vendit i bashkohet festës tashmë ndërkombëtare të vjeljes së rrushit.

Banka e vendit në vazhdimësi angazhohet që të kontribojë në fushën e kulturës, duke qenë pranë organizimeve të tilla.

“Hardh Fest” ndërkaq, organizohet në Kosovë që nga viti 2001, si festë e veçantë tradicionale, ku shënohet fillimi i vjeljes dhe mbledhjes së bereqeteve, si kurorëzim i punës së vreshtarëve.

“Festa e Vjeljes së Rrushit” i ofron qytetit të Rahovecit, të Kosovës dhe rajonit, program argëtues, u mundëson fermerëve, vreshtarëve, prodhuesve të verës, artistëve, rinisë dhe banorëve të asaj ane, mundësinë që të jenë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore.

“Hardh Fest 2022”, i dedikohet poetit të madh Xhevdet Bajraj. Inspiruar nga vargjet e poezisë “Ca kokrra rrushi te Rahovecit”, është edhe slogani i edicionit të sivjetshëm. Tashmë organizatorët kanë zbuluar disa prej emrave që do të përformojnë gjatë këtij festivali.

BPB ju fton të festojmë së bashku në Rahovec me 2,3 dhe 4 shtator.