Banka për Biznes (BPB) me donacion për çerdhën Yllkat
BPB ka kontribuar drejt renovimit çerdhes “Yllkat”. Adonis Bllacaku, Udhëheqës i Departamentit të Retail dhe Marketingut, ka thënë se BPB-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’i përkrah këto institucione.
“Banka për Biznes (BPB) është e vendosur që të kontribuoj sa më shumë në shoqëri. Një pjesë e rëndësishme e shoqërisë normalisht që janë të gjitha institucionet edukative, ne qysh nga viti i kaluar por edhe këtë vit po vazhdojmë fuqishëm, të investojmë, siç kemi investuar në laboratorë të ndryshme, në shkolla të ndryshme, në salla sportive dhe u jemi përgjigjur çdo ftese për kontributet e llojeve dhe natyrave të ndryshme të të gjitha institucioneve edukative në Kosovë. Prandaj, në këtë drejtim, mendoj që përveçse po kontribuojmë në shoqëri, ne po ndihmojmë me i vendos disa themele të forta, pikërisht te më të dashurit tani, e që janë fëmijët, që në të ardhmen të kenë një ambient atraktiv i cili iu përket dhe është në nivel me shkollat evropiane’ vazhdoi Z. Bllacaku.
E lumtur me këtë investim u shpreh edhe drejtoresha Kopshtit “Yllkat”.
“Po sot ne veçse e hapëm objektin tonë të ri, patëm nderin që sot ta gëzojmë donacion nga Banka për Biznes (BPB), për të cilën u jemi shumë mirënjohës çdo herë, për arsye se edhe kemi pasur bashkëpunim të mëhershëm dhe shpresoj edhe në bashkëpunimet tjera” theksoi Rifadije Sopi
Për të shikuar intervistën e plotë, klikoni këtu
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001.