BPB përkrah nënat dhe fëmijët
Më 7 shtator 2017, banka e vendit ka konfirmuar përkrahjen për shoqatën ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ dhe ngjarjen ‘Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët’, të organizuar me qëllim të mbledhjes së fondeve në përkrahje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
‘Pjesa më sublime e shoqërisë është nëna dhe fëmiu. Duke shpresuar në jetëgjatësi të aktiviteteve, ne jemi të lumtur që kemi mundësinë të ofrojmë përkrahje për iniciativa te ketilla që përmirësojnë jeten e nënave dhe fëmijëve.’, thotë z. Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv në BPB.
Aktiviteti i organizuar për të tretën herë me rradhë, ka karakter argëtues dhe humanitar, dhe mëton të mbledhë rreth vetës individë dhe institucione të vullnetit të mirë me qëllim të argëtimit perpos mbledhjes së fondeve për projekte dhe aktivitete që ndihmojnë programet edukative, hulumtuese dhe avokuese të organizatës ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.
‘Suksesi i ANF nuk do të ishte i mundshëm pa donatorët, të cilëve ANF u është shumë mirënjohëse. Ne besojmë që me ndihmën e atyre që na mbështesin dhe shokëve tanë, ne do të krijojmë kushtet më të mira në ofrimin e një fillimi të shëndetshëm të jetës së fëmijës.’, shkruajnë përfaqësues të organizatës ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.
BPB do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të përgjegjësisë shoqërore, duke përkrahur kështu komunitetin në të cilin vepron. Për dy vite rradhazi, BPB është shpallur banka me rritjen më të shpejtë dhe më e përgjegjshme në Kosovë, nga gazeta prestigjioze Global Banking and Finance (GBAF).