BPB sponsorizon Federatën e Tenisit të Kosovës
Banka për Biznes (BPB) është bërë sponsor gjeneral i Federatës së Tenisit të Kosovës, me qëllim të avancimit të sportit të tenisit.Kjo marrëveshje u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i Bankës për Biznes, Arton Celina dhe kryetarit të Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi.Me këtë rast, Celina tha se përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të sportit të tenisit në vend.Ai theksoi se presin që ky bashkëpunim të kurorëzohet me suksese të mëdha në arena të ndryshme.
Ndërsa kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi, tha se sponsorizimi që do të mar
rin përmes kësaj marrëveshjeje do të thotë shumë për tenisin, pasi do të mundësoj promovimin e këtij sporti kudo në Kosovë.Duke shprehur mirënjohje për bankën e vendit “BPB”, Rexhepi tha se ky është një investim strategjik që Kosova të jetë shoqëri e sportit.E ata që më së shumti iu gëzuan kësaj marrëveshjeje padyshim se janë vet teniserët, të cilët do të kenë rastin të prekin nga afër investimet që do të bëhen në promovimin e këtij sporti.
Vesa Gjinaj, kampione për femra në Kosovë tha se ky sport meriton të ketë një partner serioz siç është BPB-ja.Ajo u shpreh e lumtur që përmes këtij investimi do të mund të arrijnë më lehtë sukseset për të cilat punojnë.Edhe kampioni i meshkujve në tenis, Granit Bajraliu shprehu mirënjohje për Bankën për Biznes, duke thënë se kjo mbështetje do t’i shërbej shumë tenisit.Banka e vendit BPB ka qenë sponsor i shumë klubeve në sporte të ndryshme, ndërsa kjo është marrëveshja e parë afatgjatë me Federatën e Sportit të Tenisit, përmes së cilës synojnë të avancimin dhe shtrirjen e këtij sporti në gjithë territorin e Republikës të Kosovës./N.Jakupi/