Dren Krypa

Z.Dren Krypa është emëruar anëtar i Bordit Menaxhues të BPB-së në nëntor të vitit 2023. Me më shumë se dy dekada përvojë në sektorin bankar, z.Krypa e ka filluar karrierën e tij në vitin 2001 në ProCredit Bank duke avancuar në mënyrë të qëndrueshme përmes roleve të ndryshme menaxheriale deri në vitin 2014-të.

Deri në vitin 2016 ndërkaq, z.Krypa ishte zv.Kryeshef Ekzekutiv në Bankën Ekonomike. Në këtë cilësi, atij iu besua përcaktimi dhe zbatimi i strategjive, synimeve dhe objektivave kryesore të bankës, me theks të veçantë nxitjen e zgjerimit të biznesit.

Nga nëntori 2016 deri në vitin 2023, z.Krypa shërbeu si Zëvendës Drejtor Menaxhues në TEB Sh.A. Në këtë rol me ndikim, ai drejtoi zhvillimin strategjik të segmentit të biznesit të Korporatave dhe SME-ve, duke përfaqësuar një objektiv kryesor demografik për bankën.

Ai ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe ka diplomë pasuniversitare në Administrim Biznesi nga programi MBA në Universitetin e Sheffield në Greqi.