EFSE dhe BPB do të mbështesin sipërmarrësit rural në Kosovë

4 milion euro kredi dedikuar rritjes së kreditimit të NVM-ve dhe sektorit të bujqësisë

Luksemburg dhe Prishtinë, [28.10.2015] – Fondi Evropian për Evropë Juglindore për (EFSE) dhe Banka për Biznes (BPB) janë bërë bashkë për të përkrahur sipërmarrësit rural në Kosovë. Kredia prej EUR 4 million të cilën Fondi e ofron, do t’i mundësojë BPB-së dhënien e një numri më të madh të kredive afat gjata për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) posaçërisht ato të cilat mirren me bujqësi që njëherit janë edhe pikë synim i EFSE-s. “Kosova mbetet një vend i rëndësishëm i veprimtarisë për EFSE, kështuqë ne jemi të kënaqur që do të rrisim angazhimin tonë nëpërmjet partneritetit tonë me BPB,” thotë Monika Beck, kryetare e Bordit të EFSE. “BPB dhe EFSE janë përshtatur shumë mire pasiqë ne besojmë në rëndësinë që ka sektori i bujqësisë për zhvillimin ekonomik.” BPB, si bankë lokale, synon të zgjeroj tregun e saj edhe në zonat rurale. ‘Ne besojmë se mund të ndihmojmë zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori duke ofruar produkte dhe shërbime të dizajnuara enkas për agrobiznese. Për më shumë, jemi të interesuar që të kontribuojmë në ngritjen e vetëdijes së këtij sektori për sa i përket përparësive të shfrytëzimit të shërbimeve bankare’ – tha Richard Beasley, kryeshefi ekzekutiv i BPB-së.

Rreth Fondit Evropian për Evropën Juglindore
Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) është inicuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) me përkrahje financiare nga Ministra Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim; dhe Komisioni Evropian. Ka për qëllim të nxis zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin në Shqipëri, Armeni, Azerbaijan, Belarusi, Bosne dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Gjeorgji, Moldavi, Mal të Zi, Rumani, Serbi, Ukrainë, dhe Turqi. Pasiqe qasja në financa është faktor kyç për zhvillimin e segmenteve ndërmarrëse mikro, të vogla dhe të mesme, EFSE përqëndrohet në ofrimin e asistences për sektorët financiar lokal në ngritjen e kapaciteteve të tyre për financim adekuat dhe të qëndrueshëm. Fondet që EFSE i ofron dhe që sigurojnë financa afatgjata fillimisht për ndërmarrjet mikro dhe të vogla (NMV) – por gjithashtu për amvisëritë private në formë të kredive për rregullimin e shtëpive – orientohen tek këta klientë huamarrës përmes organizatave partnere dhe vendore të kreditimit. Mbështetës i aktiviteteve investuese të EFSE-së është EFSE për Lehtësim të zhvillimit (EFSE DF), që i siguron institucionet partnere për kreditim me asistencë teknike, konsulencë dhe shërbime të trajnimit për të ndërtuar kapacitete operacionale dhe menaxhim profesional. Iniciuar nga KfBanka Gjermane për Zhvillim (KfW) më 15 dhjetor 2005 nga katër programet shumë-donatorëshe nën administrimin e saj, EFSE është partneriteti i parë publiko-privat në llojin e vet dhe fondi i parë i menaxhuar në mënyrë private në sektorin financiar për fuqizimin e zhvillimit të fondeve private për financimin e NVM-ve në rajonin e synuar. Kapitali është dhënë nga agjencitë donatore, institucionet financiare ndërkombëtare dhe investitorë institucional privatë, duke përfshirë Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Komisioni Evropian (KE), Qeverinë e Shqipërisë, Mbështetja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në kredi CJSC (SMBCS ), një filial i Bankës Qëndrore të Armenisë, Banka për Zhvillim e Austrisë (Oesterreische Entwicklungsbank – OeEB), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (Danida), KfW si Investitor kryesor, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Kompania Financiare e Holandës (FMO), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI), Sal. Oppenheim dhe Deutsche Bank. Oppenheim Asset Management Services S.à r.l., Luksemburg, dhe Finance in Motion GmbH, nga Gjermania, janë menaxher të fondit të EFSE-së, përkatësisht Këshilltar të Fondit. Për më shumë informacione në lidhje me Fondin Evropian për Evropën Juglindore, ju lutem vizitoni: www.efse.lu

Për BPB
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë jemi në rritje të vazhdueshme, zhvillim dhe mbështetje të klientelës. Fleksibiliteti, afërsia dhe kujdesi ndaj klientëve e bëjnë BPB-në të veçohet.

Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Qëllimi ynë strategjik është të mbështesim zhvillimin e ekonomisë dhe bizneseve kosovare prandaj fokusi ynë është të krijojmë raporte të shëndosha dhe afatgjate me klientë me besim të ndërsjellë.

Rritja dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përveç se ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit, i mundëson BPB-së, si partnere strategjike, të krijojë hapësira për promovim dhe stabilitet afatgjatë për kapitalin vendor. Duke ofruar shërbime cilësore, të thjeshta në përdorim, dhe të përballueshme për klientët individë, BPB mbështetë familjet, të punësuarit dhe studentët në jetësimin e planeve dhe nevojave të tyre.