Implementohet sistemi i ri ndërbankar i pagesave në Bankën Qendrore të Kosovës
Duke filluar nga data 1 korrik 2016, sistemi ekzistues i pagesave ndërbankare në BQK është zëvendësuar me sistemin e ri të pagesave ndërbankare të projektuar sipas standardeve të fundit të fushës së sistemit të pagesave. Implementimi i këtij sistemi është një ndër hapat kryesor që BQK-ja ka ndërmarr për forcimin e stabilitetit dhe rritjen e efikasitetit të sektorit financiar dhe atij bankar në veçanti. Sistemi i ri i pagesave është i projektuar sipas standardeve më të reja ndërkombëtare për fushën e sistemeve të pagesave (ISO 20022), sipas teknologjisë më bashkëkohore si dhe praktikave më të mira që e bënë Kosovën njërin ndër vendet e para që implementon këtë standard. Për më shumë informata, ju lutem referohuni në linkun e web faqes së BQK-së: http://www.bqk-kos.org/?id=104&l=1366