Keni nevojë për mbështetje financimi për realizimin e planeve tuaja?
BPB ofron kredi të ndryshme individuale për të plotësuar nevojat tuaja.
Kreditë individuale/konsumuese janë kredi pa ndonjë destinacion të veçantë me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës, të projektuara veçanërisht për individë, me të hyra stabile nga paga, qiraja, pensionet që paguhen nga jashtë vendit përmes llogarisë në BPB, në banka tjera ose në të gatshme.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së.
Klientët përfitues
Personat individual me të hyra stabile
Shuma e financimit
Min. 500 euro, Max. 15,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 60 muaj
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokument i vlefshëm identifikimi
Kontrata e punës ose dëshmi për
të hyra të rregullta
Për ekspozimet mbi 5,000 euro
kërkohet bashkëhuamarrës
Garantuesi është i domosdoshëm
për shumat mbi 10,000 euro
Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj
(pagesë me këste të rregullta)
Afati i lejimit
2 ditë pune
Keni nevojë të bleni një automjet për ju dhe familjen tuaj? BPB ju mundëson blerjen e veturës tuaj të preferuar përmes kredisë për automjete në bashkëpunim me partnerët afaristë.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së.
Shuma e kredisë
80% e çmimit të veturës
Afati i kthimit të kredisë
Deri në 60 muaj
Paga minimale
120 euro
Afati i lejimit
4 ditë pune
BPB mbështetë individët në nevojë të renovimit të vendbanimit me kredi të llojit afatmesëm dhe afatgjatë me qëllim të përmirësimit të kushteve jetësore të banimit.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së.
Klientët përfitues
Personat individual me të hyra stabile
Shuma e financimit
Min. 10,000 euro, Max. 50,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 120 muaj
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokument i vlefshëm identifikimi
Kontrata e punës ose dëshmi për të hyra të rregullta
Për ekspozime mbi 5,000 euro kërkohet bashkëhuamarrës
Garantuesi është i domosdoshëm për shumat mbi 10,000 euro
Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)mbi shumën 15,000 euro
Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)
Qëllimi i ekspozimit të kredisë plan-investim
Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta)
Afati i lejimit
3 ditë pune
Keni gjetur banesën/shtëpinë e përshtatshme për familjen tuaj? Apo keni gjetur truallin në të cilën dëshironi të ndërtoni shtëpinë tuaj? Shfrytëzoni kreditë e ofruara nga BPB për ndërtim dhe blerje të shtëpive, banesave dhe truallit për ndërtim me kushte të favorshme.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së.
Klientët përfitues
Personat individual me të hyra stabile
Shuma e financimit
Min. 10,000 euro, Max. 150,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 180 muaj
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokument i vlefshëm identifikimi
Kontrata e punës ose dëshmi për të hyra të rregullta
Për ekspozimet mbi 5,000 euro kërkohet bashkëhuamarrës
Garantuesi është i domosdoshëm për shumat mbi 10,000 euro
Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun) mbi shumën 15,000 euro
Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)
Qëllimi i ekspozimit të kredisë plan-investim
Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta) ose me trançe
Afati i lejimit
3 ditë pune
Mbitërheqja është mundësi që u jepet klientëve të BPB-së që të kenë fonde shtesë në llogarinë e tyre rrjedhëse me qëllim të ruajtjes së likuiditetit afatshkurtër.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së
Shuma e mbitërheqjes
Min. 100 euro, max. deri në 3 paga neto
Afati i kthimit të kredisë
Deri në 12 muaj
Paga minimale
120 euro
Afati i lejimit
3 ditë pune
Përmes kësaj lloj kredie, BPB ju mundëson financimin e blerjes së artikujve të konsumit të gjerë të ndërmarrjeve që janë klientë të BPB-së.
Si funksionon? Lejimi i kredisë bëhet në llogarinë e klientit dhe pastaj transferohet në llogarinë e ndërmarrjes që bashkëpunon me BPB-në dhe ka të nënshkruar kontratën mbi financimin e shitjes. Pas kësaj klienti mund të marr mallin/shërbimin e financuar nga kredia.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së.
Shuma maksimale
10,000 euro
Afati i kthimit të kredisë
Deri në 60 muaj
Paga minimale
120 euro
Afati i lejimit
4 ditë pune
Depozitimi i mjeteve ne llogarinë e depozitës me afat bëhet në përputhje me çmimoren aktuale në fuqi e cila është e ekspozuar në çdo njësi të bankës. Për shuma të caktuara, BPB ofron norma preferenciale.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së.
BPB u mundëson klientëve të saj shërbime të pagesave dhe transfereve të shpejta, efikase dhe të sigurta me kushte të volitshme dhe konkurruese në tregun e Kosovës.
Transferet e fondeve tuaja në llogaritë e bankave të tjera (transferet dalëse) sipas urdhëresës suaj mund të bëhen:
Transferet ndër-bankare mund t’i kryeni edhe nëpërmjet shërbimit tonë eBanking dhe mBanking.
BPB mundëson kryerjen e transfereve ndërkombëtare hyrëse dhe dalës
Këto transfere realizohen në mënyrë të shpejtë dhe efikase pas anëtarësimit të bankës tonë në SWIFT. Për më tepër, BPB ka zgjeruar rrjetin e bankave korrespondente me të cilat operon. Për të parë listën e bankave kryesore korrespondente dhe udhëzimet për dërgimin e parave nga jasht kliko këtu
Debitimi direkt është një instrument pagese me të cilin klienti autorizon bankën e vet përmes kompanisë që të tërheqë mjete direkt nga llogaria bankare. Ky instrument paraqet një mënyrë të standardizuar dhe të automatizuar që është e përshtatshme për pagesa të rregullta dhe të përsëritura, p.sh. faturat e KEDS, Ujësjellësit, etj.
Debitimi direkt mund të iniciohet edhe nga BPB me kërkesë të klientit.
BPB ju ofron kartelat VISA* të pranuara ndërkombëtarisht. Përmes këtyre kartelave ju mund të bëni tërheqje në çdo bankomat dhe të kryeni pagesa në POS, 24/7 brenda dhe jashtë vendit
Në mënyrë që të pajiseni me kartelën VISA Classic Business – Deferred Debit ju duhet të keni llogari rrjedhëse të subjektit Individë/NVM/Korporatë dhe të keni histori kredie të mirë.
Në momentin e aplikimit për këtë lloj kartele, ju mund të zgjedhni njërën nga llogaritë e juaja rrjedhëse për të konfigurara tërheqjen e shumës në kohën e caktuar.
Për më shumë informata, ju mund të vizitoni një prej degëve tona ku stafi ynë do të shpjegojë për ju në mënyrë të detajuar karakteristikat dhe kushtet e produktit.
Njoftimi përmes SMS-it ngrit nivelin e sigurisë tuaj! Mbajtësi i kartelës, nëpërmjet SMS-it, pranon njoftimin pas çdo transaksioni të bërë dhe kështu zvogëlon rrezikun gjatë përdorimit të kartelës dhe parandalon keqpërdorimin.
Qasje e thjeshtë në llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në më shumë se 250 vende të botës dhe në mbi 950.000 bankomate/terminale ATM (terminal përmes të cilit ju mund të tërhiqni para në valutën lokale, pas identifikimit të suksesshëm të përdoruesit që bën futjen e PIN-it).
Kurseni kohë. Në vend të humbjes së panevojshme të kohës suaj në këmbimore, ju thjesht mund të tërhiqni para në valutën vendase në çdo bankomat.
Paguaj faturën në restorante dhe dyqane përmes pajisjeve apo terminaleve elektronike të pikës së shitjes – POS, thjesht duke dorëzuar kartelën tuaj dhe duke shtypur kodin tuaj PIN (Numrin Personal Identifikues – PIN – të cilin ju do ta merrni në momentin kur pajiseni me kartelë, dhe i cili përbëhet nga katër shifra që ju duhet të shtypni në terminalet elektronike POS, për qëllime të identifikimit të përdoruesit). Ju do të jeni në gjendje të paguani shpejt, lehtë, rehat dhe sigurt, duke përdorur kartelën tuaj Visa.
Një përparësi e shtuar e kartelës VISA Classic Business – Deferred Debit është aftësia për të bërë blerje online, rezervime të hotelit në internet apo edhe blerje nëpërmjet shitësve online. Ju nuk do të keni më kokëçarje me të holla kur planifikoni udhëtimet tuaja jashtë vendit. Udhëtoni me shumë pak para të gatshme sepse keni qasje në paratë tuaja kudo dhe në çdo kohë.
Në rast të vjedhjes ose humbjes së kartelës – mos u bëni merak! Krejt çka duhet të ndërmerrni është që ta lajmëroni rastin në qendrën tonë të thirrjeve në +381 (0) 38 620620 dhe 0800 50 000 e cila punon 24 orë në ditë. Kartela do të bllokohet automatikisht dhe përdorimi i saj do të pamundësohet. Nëse ju i bindeni rregullave të zbatueshme në këto raste, ju nuk do të keni asnjë humbje financiare. Për këtë arsye, kartela Visa është shumë më e sigurt se sa paratë e gatshme.
Mos u brengosni për shumëllojshmërinë e valutave (konvertimi, kursi i këmbimit). Pa marrë parasysh se në cilin vend ndodheni dhe pa marrë parasysh se në cilën valutë jeni duke paguar, llogaria që ju keni zgjedhur ta bashkëngjitni për kartelën tuaj do të debitohet për shumën e shpenzuar. Në rast të transaksioneve në valutën euro, llogaria juaj do të debitohet pa asnjë kosto shtesë, përveç tërheqjeve në para të gatshme nga bankomati.
Njoftimi përmes SMS-it ngrit nivelin e sigurisë tuaj! Mbajtësi i kartelës, nëpërmjet SMS-it, pranon njoftimin pas çdo transaksioni të bërë dhe kështu zvogëlon rrezikun gjatë përdorimit të kartelës dhe parandalon keqpërdorimin.
Qasje e thjeshtë në llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në më shumë se 250 vende të botës dhe në mbi 950.000 bankomate/terminale ATM (terminal përmes të cilit ju mund të tërhiqni para në valutën lokale, pas identifikimit të suksesshëm të përdoruesit që bën futjen e PIN-it).
Kurseni kohë. Në vend të humbjes së panevojshme të kohës suaj në këmbimore, ju thjesht mund të tërhiqni para në valutën vendase në çdo bankomat.
Paguaj faturën në restorante dhe dyqane përmes pajisjeve apo terminaleve elektronike të pikës së shitjes – POS, thjesht duke dorëzuar kartelën tuaj dhe duke shtypur kodin tuaj PIN (Numrin Personal Identifikues – PIN – të cilin ju do ta merrni në momentin kur pajiseni me kartelë, dhe i cili përbëhet nga katër shifra që ju duhet të shtypni në terminalet elektronike POS, për qëllime të identifikimit të përdoruesit). Ju do të jeni në gjendje të paguani shpejt, lehtë, rehat dhe sigurt, duke përdorur kartelën tuaj Visa.
Një përparësi e shtuar e kartelës VISA Classic Business – Deferred Debit është aftësia për të bërë blerje online, rezervime të hotelit në internet apo edhe blerje nëpërmjet shitësve online. Ju nuk do të keni më kokëçarje me të holla kur planifikoni udhëtimet tuaja jashtë vendit. Udhëtoni me shumë pak para të gatshme sepse keni qasje në paratë tuaja kudo dhe në çdo kohë.
Në rast të vjedhjes ose humbjes së kartelës – mos u bëni merak! Krejt çka duhet të ndërmerrni është që ta lajmëroni rastin në qendrën tonë të thirrjeve në +381 (0) 38 620620 dhe 0800 50 000 e cila punon 24 orë në ditë. Kartela do të bllokohet automatikisht dhe përdorimi i saj do të pamundësohet. Nëse ju i bindeni rregullave të zbatueshme në këto raste, ju nuk do të keni asnjë humbje financiare. Për këtë arsye, kartela Visa është shumë më e sigurt se sa paratë e gatshme.
Mos u brengosni për shumëllojshmërinë e valutave (konvertimi, kursi i këmbimit). Pa marrë parasysh se në cilin vend ndodheni dhe pa marrë parasysh se në cilën valutë jeni duke paguar, llogaria që ju keni zgjedhur ta bashkëngjitni për kartelën tuaj do të debitohet për shumën e shpenzuar. Në rast të transaksioneve në valutën euro, llogaria juaj do të debitohet pa asnjë kosto shtesë, përveç tërheqjeve në para të gatshme nga bankomati.
Kartela SOLO është kartelë krediti e dedikuar për nevojat e klientëve individual dhe pronarëve të bizneseve duke ju dhënë qasje atyre në pagesa online dhe në çdo POS, si dhe tërheqje në kesh në çdo kohë, brenda dhe jashtë vendit.
SOLO mundëson kthimin e borxhit të plotë apo ndarjen e borxhit deri në 36 këste, dhe varësisht nga preferenca e klientit në dy mënyra: totale apo minimale.
Funksionet kryesore të kartelës SOLO janë:
Të gjitha këto shërbime ju mund t’i kryeni në të gjitha POS terminalet, në ATM të BPB-së apo të bankave tjera, brenda dhe jashtë vendit.
Ndarja me këste mund të bëhet përmes E/M-banking apo në ATM-të e BPB – së deri në fund të muajit kur edhe janë bërë përllogaritjet e obligimeve.
SOLO është dizajnuar në bazë të specifikave të VISA-s dhe të gjitha karakteristikat e saj janë në përputhshmëri me standardet e saj.
Kushti i vetëm për tu pajisur me kartelë debiti Visa Electron është të keni llogari rrjedhëse në BPB. Në rast se nuk keni llogari, shfrytëzoni ofertat e favorshme për klientë të rinj.
Njoftimi përmes SMS-it ngrit nivelin e sigurisë tuaj! Mbajtësit e kartelës, nëpërmjet SMS-it, pranojnë njoftimin pas çdo transaksion të bërë dhe kështu zvogëlon rrezikun gjatë përdorimit të kartelës dhe parandalon keqpërdorimin. Qasje e thjeshtë në llogarinë tuaj bankare, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në më shumë se 250 vende të botës dhe në mbi 950.000 bankomate (terminale përmes të cilit ju mund të tërhiqni para në valutën lokale, pas identifikimit të suksesshëm të përdoruesit që bën futjen e PIN-it). Kurseni kohë. Në vend të shpenzimit të panevojshëm të kohës suaj në këmbimore, ju thjesht mund të tërhiqni para në valutën vendase në çdo bankomat.
Paguaj faturën në restorante dhe dyqane përmes pajisjeve apo terminaleve elektronike të pikës së shitjes – POS, thjesht duke dorëzuar kartelën tuaj dhe duke shtypur kodin tuaj PIN (Numrin Personal Identifikues – PIN – të cilin ju do ta merrni në momentin kur pajiseni me kartelë, dhe i cili përbëhet nga katër shifra që ju duhet të shtypni në terminalet elektronike POS për qëllime të identifikimit të përdoruesit). Ju do të jeni në gjendje të paguani shpejt, lehtë, rehat dhe sigurt, duke përdorur kartelën tuaj Visa.
Ju nuk do të keni më kokëçarje me të holla kur planifikoni udhëtimet tuaja jashtë vendit. Udhëtoni me shumë pak para të gatshme sepse keni qasje në paratë tuaja kudo dhe në çdo kohë.
Në rast të vjedhjes ose humbjes së kartelës – mos u bëni merak! Krejt çka duhet të ndërmerrni është që ta lajmëroni rastin në qendrën tonë të thirrjeve në +381 (0) 38 620 620 dhe 0800 50 000, e cila punon 24 orë në ditë. Kartela do të bllokohet automatikisht dhe përdorimi i saj do të pamundësohet. Nëse ju i bindeni rregullave të zbatueshme në këto raste, ju nuk do të keni asnjë humbje financiare. Për këtë arsye, kartela Visa është shumë më e sigurt se sa të paratë e gatshme.
Mos u brengosni për shumëllojshmërinë e valutave (konvertimi, kursi i këmbimit). Pa marrë parasysh se në cilin vend ndodheni dhe pa marrë parasysh se në cilën valutë jeni duke paguar, llogaria që ju keni zgjedhur ta bashkëngjitni për kartelën tuaj do të debitohet për shumën e shpenzuar. Në rast të transaksioneve në valutën euro, llogaria juaj do të debitohet pa asnjë kosto shtesë, përveç tërheqjeve në para të gatshme nga bankomati. Pagesat në pikat e shitjes POS te bankave tjera jashtë Kosovës janë 1.00%
E gjitha çfarë duhet bërë është të tërhiqni formularin e aplikimit për lëshimin e kartelës në degë më të afërt të BPB-së dhe të plotësoni atë. Kartela do të jetë e gatshme për ju brenda 2 javësh!
Menjëherë pas marrjes së kartelës, ju duhet të vendosni nënshkrimin në hapësirën e caktuar, në anën e pasme.
Mbani të fshehtë numrin tuaj personal identifikues (PIN). Mos e mbani atë assesi së bashku me kartelën tuaj.
Kur bën pagesa duke përdorur kartelën tuaj Visa, ju do të merrni një fletë dëshmi të cilën duhet ta nënshkruani. Mbani një kopje të fletë dëshmisë për nevojat tuaja personale. Gjithmonë kontrolloni shumën dhe valutën në fletë dëshmi para nënshkrimit të saj!
Pasi të keni përdorur kartelën tuaj në bankomat, mos harroni ta tërhiqni atë, në të kundërtën ajo do të tërhiqet brenda nga bankomati për arsye sigurie.
Mos e mbani kartelën tuaj në afërsi të burimeve të rrezatimit elektromagnetik (baterive, telefonave celular, radiatorëve). Informacioni elektronik në shtresën magnetike të kartelës mund të fshihet ose të dëmtohet, duke rezultuar në dështim teknik të kartelës.
Para se të udhëtoni jashtë vendit, ju lutemi shikoni bilancin e llogarisë tuaj!
Nëse keni humbur kartelën tuaj ose nëse ajo u është vjedhur, ju lutemi të njoftoni BPB-në duke telefonuar në numrin: + 381 (0) 38 620 620 dhe 0800 50 000, i cili është në shërbimin tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kartela do të bllokohet në atë çast dhe do të ndalohet nga përdorimi i mëtejshëm.
Në rast të ndryshimeve të të dhënave tuaja personale, çdo dëmtimi ose dështimi teknik të kartelës, ose në rast se ju harroni numrin personal identifikues (PIN), ju lutemi njoftoni stafin e degës së BPB-së në përputhje me rrethanat.
Pronari ose kartela kryesore është lëshuar në bazë të një llogarie rrjedhëse, në valutën Euro. Nëse ju dëshironi, ne gjithashtu mund të lëshojmë kartela Visa shtesë, për të afërmit tuaj ose për çdo person që ju dëshironi ta autorizoni.
Llogaritë bankare janë llogari të cilat mundësojnë ruajtjen e mjeteve për qasje më të lehtë, kursime, dhe depozitime.
BPB ofron lloje të ndryshme të llogarive për klientët individual.
Shfrytëzoni llogarinë rrjedhëse në çdo hap tuajin!
Llogaria rrjedhëse është llogari bazë e çdo klienti të BPB-së. Nëpërmjet llogarisë rrjedhëse ju mund të bëni tërheqje, deponim, të merrni pagën, të bëni transfere, pagesa, tërheqje nga bankomatët, pagesa në terminalet POS, urdhëresa të përhershme, debitim direkt, etj. Sjellni letërnjoftimin apo pasaportën për të hapur llogarinë tuaj rrjedhëse.
Ruani kursimet tuaja në BPB!
Përmes llogarisë së kursimit klientët e BPB-së përfitojnë normë të caktuar të interesit për mjetet e tyre të kursyera, për periudhën në të cilën këto mjete janë mbajtur në këtë llogari. Sjellni letërnjoftimin ose pasaportën për të hapur llogarinë tuaj të kursimit.
Siguroni të ardhmen e fëmijëve tuaj në BPB!
Kurseni për fëmijët tuaj. Filloni që sot. Hap llogarinë për fëmijë falas në bankën e vendit dhe përfito nga norma atraktive e interesit. Duke kursyer, ju ndërtoni të ardhmën e tyre dhe u siguroni arsimim të mirëfilltë dhe përkrahje në të gjitha proceset e rritjes dhe zhvillimit. Sjellni ekstraktin e lindjes së fëmiut dhe aktivizoni urdhëresën e përhershme për të filluar bartjen mujore në llogarinë e fëmiut.
A keni mundur ta imagjinoni ndonjëherë që ju mund ta mbani bankën tuaj në duar? Koha juaj e lirë ju takon juve. Qëndro në kontakt me llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me eBanking, mBanking dhe SMS Banking nga BPB.
Përdorim i lehtë. Ju mund të zgjedhni nga versionin shqip ose anglisht. Merrni kontrollin e llogarive tuaja dhe kurseni kohë për veten tuaj! Qëndro në kontakt me llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me shërbimin eBanking nga BPB.
Shijoni shërbimin eBanking me karakteristikat në vijim:
Thjesht aplikoni për shërbimin eBanking të BPB-së në një prej degëve tona dhe ju automatikisht do të regjistroheni si përdorues. Janë dy opsione të abonimit për këtë shërbim
Juve do t’ju dorëzohet një zarf me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që do t’ju mundësojë qasje në shërbimin në fjalë ose për më tepër, kur ju aplikoni për opsionin e plotë do të pajiseni me Token.
Pagesat tuaja nuk kanë qenë asnjëherë kaq të sigurta! Shërbimi eBanking i BPB-së me Token. Shërbimi eBanking nga BPB-ja është një produkt i sigurt me një standard të lartë të sigurisë në teknologjinë informatike. SSL (Secure Sockets Layer) së bashku me PKI (Public Key Infrastructure) paraqesin një standard të lartë në industri dhe përdoret nga miliona faqe interneti në mbrojtje të transaksioneve online të klientëve të tyre. Ajo ofron siguri të plotë duke përdorur «token» dinamik, me enkriptim 128-bit dhe qasje të bazuar në privilegjet e lejuara.
Pagesa nderbankare – https://www.youtube.com/watch?v=suO8jTJ207M&list=PLmTX6NcbCRwk2pSVJFKPKPmPnfJaYnBSe
Pagesat ndërkombëtare – https://www.youtube.com/watch?v=AaqG5jL31Xs&list=PLmTX6NcbCRwk2pSVJFKPKPmPnfJaYnBSe&index=2
Pagesa e faturave – https://www.youtube.com/watch?v=jBtRLCaEhaA&list=PLmTX6NcbCRwk2pSVJFKPKPmPnfJaYnBSe&index=3
Pagesa e borgjit të kartelës – https://www.youtube.com/watch?v=lBy6tZpKCuI&list=PLmTX6NcbCRwk2pSVJFKPKPmPnfJaYnBSe&index=4
Pagesa brenda bankës – https://www.youtube.com/watch?v=7UXRCQ-BdOE&list=PLmTX6NcbCRwk2pSVJFKPKPmPnfJaYnBSe&index=5
Pagesat ndërmjet llogarive personale – https://www.youtube.com/watch?v=JyJwZnDrYcs&list=PLmTX6NcbCRwk2pSVJFKPKPmPnfJaYnBSe&index=6
Rimbushje telefonike – Top up – https://www.youtube.com/watch?v=nEeh1AvMsM8&list=PLmTX6NcbCRwk2pSVJFKPKPmPnfJaYnBSe&index=7
Pagesat ndërmjet llogarive personale https://www.youtube.com/watch?v=FgujHl8uKqQ
Pagesat brenda bankës – https://www.youtube.com/watch?v=2YJUdd_keh4
Pagesat e borgjit të kartelës – https://www.youtube.com/watch?v=ti7SX2vtQgY
Rimbushje telefonike – Top Up – https://www.youtube.com/watch?v=WQjnwzOtAGs
Pagesa ndërbankare – https://www.youtube.com/watch?v=tbZf1BdVE5A
Pagesa e faturave – https://www.youtube.com/watch?v=gxxeT4lRHms
SMS Banking është një kanal alternativ për pronarët e llogarisë dhe mbajtësit e kartelave të BPB-së për qasje në shërbime të zgjedhura bankare nëpërmjet telefonit celular duke përdorur shërbimin SMS.
Kjo ju mundëson qasjen në llogaritë tuaja kurdo dhe kudo përderisa ka mbulim rrjeti mobil telefonik, thjeshtë përmes shërbimit të mesazheve të ofruara nga ofruesit kryesorë të shërbimeve mobile. Është si të mbani bankën në xhepin tuaj!
Shërbimet bankare që mund t’i kryeni përmes SMS Banking janë si më poshtë:
Pa pagesë për regjistrim
Informohuni në çdo kohë!
Si të aktivizoj njoftimin përmes SMS-it? Vizitoni degën më të afërt të BPB-së dhe aplikoni për aktivizimin e shërbimit të njoftimit përmes SMS-it. Pas aktivizimit të këtij shërbimi, në telefonin tuaj do të pranoni njoftimet për transaksionet që ju jeni përcaktuar.
SMS njoftimet do ti pranoni në momentin kur ekzekutohet transaksioni.
Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil duke dërguar një SMS në 50000.
Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil VALA:
Mbushja mund të bëhet për shumat 5, 10, 15, 20 dhe 50€ *Përveç në numrin tuaj, ju mund të dërgoni mbushje edhe në telefonat e të afërmve tuaj.
Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakot DUO TV dhe DUO FIX duke dërguar një SMS në 50000.
Mbushja mund të bëhet prej 1 – 100€
*Përveç në numrin tuaj ju mund të dërgoni mbushje edhe në telefonat e të afërmve tuaj.
Për mbushje të llogarisë së telefonit fiksit IPKO:
Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:
Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:
Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:
Për mbushje të llogarisë së DUO (internet dhe fiks) IPKO: