Llogaritë bankare janë llogari të cilat mundësojnë ruajtjen e mjeteve për qasje më të lehtë, kursime, dhe depozitime.
BPB ofron lloje të ndryshme të llogarive për klientët individual.
Llogaritë bankare janë llogari të cilat mundësojnë ruajtjen e mjeteve për qasje më të lehtë, kursime, dhe depozitime.
Shfrytëzoni llogarinë rrjedhëse në çdo hap tuajin!
Llogaria rrjedhëse është llogari bazë e çdo klienti të BPB-së. Nëpërmjet llogarisë rrjedhëse ju mund të bëni tërheqje, deponim, të merrni pagën, të bëni transfere, pagesa, tërheqje nga bankomatët, pagesa në terminalet POS, urdhëresa të përhershme, debitim direkt, etj. Sjellni letërnjoftimin apo pasaportën për të hapur llogarinë tuaj rrjedhëse.
Ruani kursimet tuaja në BPB!
Përmes llogarisë së kursimit klientët e BPB-së përfitojnë normë të caktuar të interesit për mjetet e tyre të kursyera, për periudhën në të cilën këto mjete janë mbajtur në këtë llogari. Sjellni letërnjoftimin ose pasaportën për të hapur llogarinë tuaj të kursimit.
Siguroni të ardhmen e fëmijëve tuaj në BPB!
Kurseni për fëmijët tuaj. Filloni që sot. Hap llogarinë për fëmijë falas në bankën e vendit dhe përfito nga norma atraktive e interesit. Duke kursyer, ju ndërtoni të ardhmën e tyre dhe u siguroni arsimim të mirëfilltë dhe përkrahje në të gjitha proceset e rritjes dhe zhvillimit. Sjellni ekstraktin e lindjes së fëmiut dhe aktivizoni urdhëresën e përhershme për të filluar bartjen mujore në llogarinë e fëmiut.