Depozitimi i mjeteve ne llogarinë e depozitës me afat bëhet në përputhje me çmimoren aktuale në fuqi e cila është e ekspozuar në çdo njësi të bankës. Për shuma të caktuara, BPB ofron norma preferenciale.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së.
BPB u mundëson klientëve të saj shërbime të pagesave dhe transfereve të shpejta, efikase dhe të sigurta me kushte të volitshme dhe konkurruese në tregun e Kosovës.
BPB u mundëson ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme shërbime të pagesave dhe transfereve të shpejta, efikase dhe të sigurta me kushte të volitshme dhe konkurruese në tregun e Kosovës.
Transferet e fondeve tuaja në llogaritë e bankave të tjera (transferet dalëse) sipas urdhëresës suaj mund të bëhen:
Transferet ndër-bankare mund t’i kryeni edhe nëpërmjet shërbimit tonë eBanking dhe mBanking.
BPB mundëson kryerjen e transfereve ndërkombëtare hyrëse dhe dalës
Këto transfere realizohen në mënyrë të shpejtë dhe efikase pas anëtarësimit të bankës tonë në SWIFT. Për më tepër, BPB ka zgjeruar rrjetin e bankave korrespondente me të cilat operon. Për të parë listën e bankave kryesore korrespondente dhe udhëzimet për dërgimin e parave nga jasht kliko këtu
Debitimi direkt është një instrument pagese me të cilin klienti autorizon bankën e vet përmes kompanisë që të tërheqë mjete direkt nga llogaria bankare. Ky instrument paraqet një mënyrë të standardizuar dhe të automatizuar që është e përshtatshme për pagesa të rregullta dhe të përsëritura, p.sh. faturat e KEDS, Ujësjellësit, etj.
Debitimi direkt mund të iniciohet edhe nga BPB me kërkesë të klientit.