Këshilltar për klientë individual (m/f) – Dega Dragash
Prizren
31/01/2025
Këshilltar për klientë individual (m/f) – Dega Dragash
Kompetencat:
- Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
- Dy (2) vite përvojë pune, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
- Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe prezantimit;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
Përshkrimi i vendit të punës
- Është përgjegjës për P&L e fushës të cilën e menaxhon;
- Realizon targetet e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
- Përgatit raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
- Identifikon klientët potencial për kreditë për klientë fizik përmes promovimit të ofertës kreditore;
- Atakon klientë te rinjë duke shfrytëzuar informata të ndryshme nga klientët ekzistues apo gjen forma tjera;
- Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Përpilon dhe analizon pasqyrat financiare;
- Vlerëson riskun e kredisë;
- Përgatit prezantimin përpara këshillit kreditor;
- Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët fizik;
- Menaxhon/monitoron me sukses ciklin e ri pagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
- Krijon relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
- Prezanton bankën në treg;
- Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
- Respektimi i përgjegjësive dhe obligimeve për të parandaluar pastrimin e parave;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt;
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
- Të premtën me orar të shkurtuar;
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 31/01/ 2025.
Për ne
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!
Deklarata e politikës
BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.
Procedura e aplikimit
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.