Pozita:

Auditor i Brendshëm

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

17/03/2025

Auditor i Brendshëm

Kompetencat

  • Diplomë Universitare në Ekonomi (Financa, Kontabilitet, Manaxhment ose Disiplina të ngjashme);
  • Aftësi profesionale për të implementuar dhe përcjellë standardet procedurale dhe teknikat e auditimit në fushat operuese të bankës;
  • Njohuri dhe përvojë lidhur me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm;
  • Njohuri të parimeve për administrimin e rreziqeve dhe teknikave të avancuara të auditimit të brendshëm të institucionit financiar;
  • Mbi 3 vjet përvojë pune në institucione financiare ku preferohet te jete ne banka dhe kryesisht ne fushën e auditimit;
  • Të jetë paku kontabiliste e certifikuar apo auditorë i/e çertifikuar dhe anëtar i një shoqate kombëtare apo ndërkombëtare profesionale në lëmin e kontabilitetit apo auditimit apo ne proces te certifikimit;
  • Njohuri të programit bankar dhe paketave të Microsoft Office-it;
  • Njohuri të avansuara të Gjuhës Angleze;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe analitike.

Përshkrim i vendit të punës

 

  • Kryen auditimin në mënyrë të vazhdueshme sipas procedurave dhe politikave të brendshme;
  • Përpilon me kohë, cilësi dhe korrekësi raportet e departamentit;
  • Përgatitë materialin për mbledhjen e komitetit të auditimit sipas procedurave ne fuqi;
  • Rishikon dokumentet e brendshme të Departamentit dhe përpilon planet e punës ne bashkëpunim me UDAB;
  • Bën rishikimin e aplikimit dhe efektivitetin e procedurave për menaxhimin e rrezikut dhe metodologjive për vlerësimin e rrezikut;
  • Bën rishikimin e sistemeve të menaxhmentit dhe të informacioneve financiare, përfshirë sistemin elektronik të informacioneve dhe shërbimet elektronike bankare;
  • Bën rishikimin e saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave të kontabilitetit dhe të raporteve financiare;
  • Bën rishikimin e mjeteve për ruajtjen e aseteve, sistemit të bankës për vlerësimin e kapitalit të saj në lidhje me vlerësimin e rrezikut;
  • Bën vlerësimin e ekonomicitetit dhe efikasitetit të operacioneve;
  • Bën testimin e transaksioneve dhe të funksionimit të procedurave specifike;
  • Bën rishikimin e sistemeve të themeluara për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave;
  • Bën testimin e besueshmërisë dhe përpikëshmërisë së raportimeve rregullatore;
  • Mbikëqyr zbatimin e SNK, SNA-ve, SNAB-ve dhe SNRF;
  • Kryen kontrollimin e cilësisë së punës së auditimit bazuar ne proces;
  • Përpilon draft raporte dhe raporte për auditimet e kryera si dhe raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Monitoron implementimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit;
  • Siguron mbështetje te nevojshme kontrolleve jashtme si BQK-ja dhe auditorëve të jashtëm;

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
  • Të premtën me orar të shkurtuar;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 17 mars 2025

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.