Pozita:

Analist i të dhënave dhe AI

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

25/08/2024

Analist i të dhënave dhe AI (m/f)

Kompetencat

  • Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Menaxhim të Informacionit, apo në një fushë tjetër të ngjashme.
  • Eksperienca në SQL dhe Excel është e domosdoshme.
  • Eksperienca në gjuhë programuese si Python, R përbën avantazh.
  • Njohuri në algoritmet e ‘AI & machine learning algorithms’.
  • Njohja në proceset bankare, përbën avantazh.
  • Përvoja me mjete të inteligjencës biznesore dhe raportimit përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit, prezantimit dhe aftësi analitike.

Përshkrim i vendi të punës

  • Mbledhja dhe analiza e të dhënave nga burime primare dhe sekondare.
  • Mbështetja e zyrtarit për cilësinë e të dhënave, duke u konsultuar me pronarët e të dhënave dhe palët e tjera të interesuara për të identifikuar mundësitë e përmirësimit.
  • Kërkimi dhe analizimi i praktikave të AI.
  • Zhvillimi i modeleve të të dhënave dhe zbatimi i grupeve të të dhënave përkatëse.
  • Koordinimi i kërkesave dhe projekteve të menaxhimit të të dhënave në bankë.
  • Vendosja e indikatorëve kryesore të performancës (IKP) për të matur efektivitetin.
  • Prezantimi i rregullt i statusit të projektit dhe IKP-ve në fushën e të dhënave.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 25 gusht 2024.

 

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.