Pozita:

Programi i Praktikes Verore

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

12/07/2024

Programi i Praktikes Verore

Këtë vit kemi vendosur të zhvillojmë Programin e Praktikës Verore i cili ofron mundësi të angazhimit të të rinjve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës i specializuar, gjatë periudhës së pushimeve të verës kur studentët nuk janë të ngarkuar me ligjërata apo aktivitete në fakultet.

Njohja me produktet, sherbimet e bankes dhe qasja ndaj klientit jane disa nga pjesët kryesore të programit ku studentet do të kenë mundësinë të zhvillihen tutje si punonjës.

Programi do të jetë me pagesë dhe zgjate minimumi tre muaj. Te gjithë studentët apo të sapo  diplomuarit që janë të interesuar të fillojnë karrerën e tyre dhe të zhvillohen në fushën e bankimit duhet të aplikojnë duke plotësuar formën e bashkangjitur.

Afati i fundit për aplikim:12 korrik 2024

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.