Specialist i Sektorit për Siguri të Informacionit(m/f)
Prishtinë
28/04/2025
Specialist i Sektorit për Siguri të Informacionit (m/f)
Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:
- Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Siguri Informacioni, ose një fushë të ngjashme. Certifikimet përkatëse (si p.sh.. CISSP, CISM, CEH) janë avantazh.
- Përvojë e dëshmuar në sigurinë e informacionit ose një rol të ngjashëm.
- Njohuri të forta mbi standardet/kornizat e sigurisë, siç janë ISO 27001, ISO 27005, ISO 22301 ose NIST.
- Ekspertizë në sigurinë e rrjetit, mbrojtjen e pikave fundore dhe teknikat e enkriptimit të të dhënave.
- Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe për të punuar nën presion.
- Aftësi të forta komunikimi për bashkëpunim dhe raportim efektiv.
Përshkrimi i vendit të punës:
Po kërkojmë një Specialist të Sigurisë së Informacionit të aftë dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati i suksesshëm do të jetë përgjegjës për mbrojtjen e aseteve tona dixhitale, sigurimin e përputhshmërisë me protokollet e sigurisë dhe zbutjen proaktive të kërcënimeve të mundshme.
- Hartimi, zbatimi dhe mirëmbajtja e politikave, procedurave dhe udhëzuesve të përgjithshëm për sigurinë e informacionit.
- Monitorimi dhe vlerësimi i sistemeve të rrjetit për të identifikuar dobësitë dhe për të zbutur rreziqet.
- Kryerja e vlerësimeve të rregullta të sigurisë, përfshirë testimet e penetrimit dhe skanimet e dobësive.
- Menaxhimi i veglave dhe teknologjive të sigurisë, siç janë firewall-et, softuerët antivirus dhe sistemet për zbulimin e ndërhyrjeve.
- Reagimi i shpejtë ndaj incidenteve të sigurisë, hetimi i shkeljeve dhe rekomandimi i zgjidhjeve për të minimizuar rreziqet e ardhshme.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar ndërgjegjësimin dhe trajnimin mbi sigurinë për të gjithë punonjësit.
- Informimi për trendet, kërcënimet dhe teknologjitë më të fundit të sigurisë kibernetike për të sugjeruar përmirësime.
- Menaxhimi dhe zbatimi i proceseve për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve të TI-së, si dhe sigurimi i planeve të zbutjes së tyre.
- Hartimi dhe përditësimi i planeve të Vazhdimësisë së Biznesit për të garantuar rifillimin e operacioneve në rast emergjencash.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
- Të Premten me orar të shkurtuar;
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 28 Prill 2025.
Për ne
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!
Deklarata e politikës
BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.
Procedura e aplikimit
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.