Pozita:

Specialist për Pajtueshmëri

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

29/10/2024

BPB është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar dhe të motivuar për pozitën:

Specialist për Pajtueshmëri (m/f)

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Juridik, Ekonomi apo të ngjashme;
  • Përvojë e mëparshme në pajtueshmëri, ligjor apo të ngjashme;
  • Njohuri të rregulloreve bankare dhe ligjeve të sektorit financiar;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Certifikimet profesionale në pajtueshmëri (avantazh).

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përcjellë dhe raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Pajtueshmerisë për publikimet e ligjeve dhe rregulloreve të reja ose të amandamentuara që lidhen me sektorin bankar;
  • Asiston Udhëheqësin e Departamentit në identifikimin dhe monitorimin e rreziqeve nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregulloreve në fuqi nga banka, bazuar në mekanizmat e departamentit;
  • Rishikon dokumentet e brendshme për aprovim, duke siguruar pajtueshmërinë me kornizën rregullative të Republikës së Kosovës;
  • Përgatit dhe rishikon statutin, metodologjinë, politikat dhe procedurat e funksionit të pajtueshmërisë;
  • Vlerëson rrezikun e pajtueshmërisë së aktiviteteve bankare në raport me kornizën ligjore dhe rregullative, sipas planit vjetor të pajtueshmërisë;
  • Monitoron rrezikun e pajtueshmërisë së aktiviteteve bankare në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative, bazuar në planin vjetor të pajtueshmërisë;
  • Teston rrezikun e pajtueshmërisë së aktiviteteve bankare në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative, sipas planit vjetor të pajtueshmërisë;
  • Asiston Udhëheqësin e Departamentit në hartimin e planit vjetor të punës për funksionin e pajtueshmërisë;
  • Analizon dhe njofton Udhëheqësin e Departamentit për rreziqet e pajtueshmërisë të identifikuara gjatë vlerësimit, monitorimit dhe testimit të aktiviteteve bankare, sipas planit vjetor të pajtueshmërisë.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
  • Të premtën me orar të shkurtuar;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 29 tetor 2024.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.