Kredi deri në EUR 25,000 pa hipotekë, me grejs periudhë 3 muaj!
BPB për të qenë sa më afër kërkesave të klientëve duke filluar nga data 1 gusht ka lansuar kampanjën e kredisë për biznese shumë të vogla prej EUR 3,000 deri EUR 25,000 pa hipotekë, grejs periudhë deri në 3 muaj dhe mbitërheqje pa shpenzime të menaxhimit.
Kjo kampanjë u dedikohet bizneseve shumë vogla të cilat kryesisht janë biznese familjare. BPB konsideron që aktivitetet e ndërmarrjeve shumë të vogla janë një faktorë mjaft i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Duke i financuar këto biznese ne do të ndihmojmë jo vetëm një njësi familjare, por edhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Zhvillimi i këtyre bizneseve do të ndikoj në rritjen e numrit të të punësuarve si dhe në krijimin e bizneseve më të mëdha të cilat do të rezultojnë në zhvillimin e regjionit.
BPB me procedura të shpejta dhe efikase plotëson nevojat e bizneseve për blerje të mallit apo për investime të cilat ju nevojiten për rritjen e aktivitetit të tyre, me profesionalizëm dhe pa burokraci.