Merr kredi dhe siguro jetën – BPB sjell katër pako për sigurim të jetës për kredimarrësit
Kurrë nuk ka qenë më e lehtë të merrni kredi, pa u frikësuar se çka sjell e ardhmja. Me katër pakot e fundit të sigurimeve jetësore, Banka për Biznes ua bën më të lehtë sigurimin e jetës, për secilin person që merr kredi personale, hipotekare, konsumuese apo kredi për shkollim.
Çdo planifikim i mirëfilltë financiar, gjithsesi duhet të përfshirë edhe sigurimin e jetës. Për këtë arsye, Banka për Biznes kujdeset që edhe në këtë drejtim klientët e saj t’i marrin ofertat më të mira.
Së bashku me “Sigal Life Uniqa Group Austria”, BPB sjellë katër pako të sigurimit jetësor, me anë të së cilave sigurohet jeta e kredimarrësit.
Sigurimi i jetës është alternativa e vetme që na mundëson garancë, për t’i planifikuar ngjarjet që mund të na ndodhin gjatë kësaj periudhe, që janë të paparashikuara dhe të pashmangshme.
Sigurimi i jetës ofron mundësinë e planifikimit të së ardhmes sonë, dhe të afërmve tanë, duke:
- Siguruar se në rast të papriturës dhe të pashmangshmes, të afërmit tanë përfitojnë mbështetjen financiare bazuar në policen e sigurimit të jetës;
- Siguron mbylljen dhe pagesën e kredisë pavarësisht fazës ne të cilën gjendet kredia.
Produktet që ofrohen nga “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”, përmes BPB-Banka janë:
Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit;
- Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit “Silver”
- Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit “Silver +”
- Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit “Gold”
- Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit “Gold +”
Banka për Biznes sjell produkt për sigurimin e jetës për kredimarrësit që marrin kredi në BPB.
Kompania e sigurimit të jetës bartë rrezikun e shlyerjes së kredisë e cila është e siguruar me sigurimin e jetës së kredimarrësit, në rast të pamundësisë së shlyerjes së kredisë si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit, në këmbim të pagesës së primit e cila caktohet në bazë të shumës së kredisë dhe maturitetit të kredisë, duke i përcaktuar kushtet e sigurimit në bazë të pakove.
Parametrat e Përgjithshme:
Mosha Minimale e Personit të Siguruar: 18 vjeç
Periudha Minimale Siguruese: 1 vjet
Mosha Maksimale e Personit të Siguruar: 64 vjeç
Periudha Maksimale Siguruese: 15 vjet
Shuma Minimale e Sigurimit të ekspozimit kreditor: € 1,000
Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit mund të ju ofrohet klientëve për kredi personale, kredi hipotekare, kredi konsumuese, kredi për shkollim.
PAGESA E PRIMIT
Primi paguhet sipas planit te amortizimit apo përnjëherë për tërë periudhën e afatit të maturimit të kredisë.
- Pako Silver
Shuma e siguruar / Kredia: 10,000.00 €
Kohëzgjatja e Kredisë: 60 muaj
Primi vjetor: 18.71 €
Shuma e siguruar / Kredia: 15,000.00 €
Kohëzgjatja e Kredisë: 60 muaj
Primi vjetor: 37.50 €
- Pako Silver +
Shuma e siguruar / Kredia: 10,000.00 €
Kohëzgjatja e Kredisë: 60 muaj
Primi vjetor: 32.00 €
Shuma e siguruar / Kredia: 15,000.00 €
Kohëzgjatja e Kredisë: 60 muaj
Primi vjetor: 40.05 €
- Gold
Shuma e siguruar / Kredia: 10,000.00 €
Kohëzgjatja e Kredisë: 60 muaj
Primi vjetor: 92.00 €
Shuma e siguruar / Kredia: 15,000.00 €
Kohëzgjatja e Kredisë: 60 muaj
Primi vjetor: 127.50 €
- Gold+
Shuma e siguruar / Kredia: 10,000.00 €
Kohëzgjatja e Kredisë: 60 muaj
Primi vjetor: 107.00 €
Shuma e siguruar / Kredia: 15,000.00 €
Kohëzgjatja e Kredisë: 60 muaj
Primi vjetor: 142.50 €