Njoftim i rëndësishëm për përdoruesit e E-banking

Klientë të nderuar,

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 7 Shtator 2020, do të thjeshtësohet procesi i regjistrimit të transfereve në E-banking, me ç’rast për disa nga transferet e inicuara përmes kësaj platforme ju nuk do të keni nevojë të shënoni fjalëkalimin dhe OTP për ta përfunduar procesin.

Për të përmirësuar eksperiencën e klientit me këto platforma, BPB vazhdimisht bën përditësimin e tyre, që t’i përmbush në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse kërkesat e klientëve. Platformat tona ofrojnë shërbime të shpejta dhe të sigurta.

Falemnderit për mirëkuptim,
BPB