Njoftim për përditësimin e të dhënave të klientëve
Të nderuar klientë të BPB-së,
Duke u bazuar në legjislacionin dhe kornizën rregullative në fuqi, Banka Për Biznes është e obliguar që të bëjë përditësimin (freskimin) e të dhënave të klientëve.
Gjatë këtij procesi, banka ka provuar të gjitha format e kontaktimit (bazuar në informatat që ju keni lënë në bankë) për të ju informuar lidhur me këtë proces, andaj në rast se informata jonë edhe pas gjitha përpjekjeve nuk ka arritur te ju për shkak të ndryshimit të kontakteve tuaja personale në ndërkohë, me këtë shpallje ju bëjmë thirrje të përgjithshme që ju t’i përgjigjeni ftesës.
Pas këtij njoftimi, klientët te cilët nuk i kanë përditësuar të dhënat, kanë kohë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike për t’u paraqitur në bankë, në të kundërtën, llogaritë e tyre do të bllokohen, konvertohen apo mbyllen sipas procedurave të brendshme dhe çmimorës në fuqi, aty ku aplikohet çmim.
Për më shumë informata mund të kontaktoni në qendrën e thirrjeve të BPB-së në numrin 038 620 620 apo në email-in sherbimiperkliente@bpbbank.com.