Stafi i BPB-së merr iniciativë për të ndihmuar familjen e Hajrullah Aliut

Pas artikullit në media mbi situatën e rëndë ekonomike të familjes te Hajrullah Aliut në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, stafi i BPB-së shpejt organizuan një process të brendshëm të donacionit dhe në vetëm dy ditë grumbullan rreth EUR 500. Të dielën, më 10 janar, përfaqësues të BPB-së vizituan këtë familje dhe ju dorëzuan donacionin. Ne e konsiderojmë veten me fat të punojmë me një kolektiv i cili u përgjigj në mënyrë të shpejtë për të ndihmuar familjet në nevojë. Është shumë e vështirë të krahasohet me çkado tjetër në këtë bote gëzimi qe ndjejmë kur ndihmojmë ata që jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Ne dëshirojmë të ndajmë këtë informacion për të tërhequr sa më shumë vëmendje që është e mundur për gjendjen e rëndë të familjes së Hajrullah Aliut, apo edhe familjeve të tjera qe kanë nevojë për ndihmë, për të inkurajuar njerëzit e vullnetit të mirë për të ndihmuar sa të munden.