Page 15 of 19
reale c) Klienti duhet të jetë i informuar me të gjitha kërkesat e aplikueshme në lidhje me mbrojtjen e
ambientit, sigurisë dhe shëndetit sipas ligjeve të kërkuara në Kosovë. (d) Në veçanti, por pa kufizime, ka
shpalosur me shkrim për zyrtarin e kredisë çështjet e mëposhtme: 1. të ardhurat e tij/saj, të familjes së tij/saj
dhe të gjitha shpenzimet/daljet e rëndësishme të familjes dhe biznesit të tij/saj. 2. detajet e plota të ndonjë
kredie tjetër (qofshin ato formale ose joformale), ose borxhe të tij/saj, të familjes së tij/saj dhe të
biznesit/bizneseve të tij/saj, duke përfshirë edhe situatat ku Klienti është Dorëzan (qoftë në Kosovë ose diku
tjetër). 3. Çdo problem financiar që Klienti/familja e tij/saj ka hasur dhe çdo shkelje të fundit nga ai/ajo/ ata
në lidhje me ndonjë produkt kreditor. 4. Çdo gjë tjetër që mund të ndikojë në aftësinë e tij/saj për ta shlyer
borxhin, duke përfshirë: 4.1 Çdo hetim penal ose civil ose ankesë, duke përfshirë edhe hetimet nga një
autoritet publik, ose veprimet ligjore ekzistuese ose në pritje kundër tij/saj ose familjes së tij/saj, biznesit ose
çdo rrethanë që mund të çojë në një vepër penale ose juridike në të ardhmen. 4.2 Çdo njoftim nga një
autoritet publik, duke përfshirë njoftimet e shpronësimit ose çfarëdo në planin e zhvillimit urban apo të tjera
që mund të ndikojnë në kolateral. 4.3 Nëse ndonjë ndërtesë ose pjesë e ndërtesës (qoftë në pronësi ose jo)
është e paligjshme ose nuk përmbush standardet e ndërtimit. 4.4 Detajet e bizneseve (qoftë nëse janë aktive
ose jo) të cilat janë drejtuar nga ose në emër të Klientit/familjes së tij/saj, duke përfshirë bizneset e
mbyllura/pasive.
23.3 Kolaterali – 29.3.1 Banka mund të përdorë si kolateral: të hollat e gatshme, çeqet dhe dokumentet tjera
bankare, pasuritë e patundshme dhe pasuritë e tjera. Nëse klienti nuk ka mjete të mjaftueshme për t’i
përdorur si kolateral për një borxh ekzistues ose të pritur, atëherë Banka mund të kërkojë nga Klienti që të
sigurojë kolateral tjetër dhe të nënshkruajë dokumente shtesë për këtë. Kur Klienti ka disa artikuj të
Kolateralit, Banka mund të zgjedhë se cilin/ët nga to do t’i shfrytëzoj për t’i shlyer borxhet e klientit ndaj
bankës.
23.3.2 Mbajtja e kolateralit - Klienti pranon ta ruajë kolateralin, të mos bëjë asgjë për ta zvogëluar vlerën e
kolateralit dhe të mos e shesë ose tjetërsojë atë. Kolaterali që është inventar i një biznesi mund të shitet në
rrjedhën e zakonshme të biznesit. Banka mund të marrë masa të arsyeshme me shpenzimet e klientit për ta
zvogëluar në minimum ose për ta parandaluar çdo zvogëlim material të vlerës komerciale të kolateralit. Si
pjesë e këtij detyrimi, Klienti dakordohet për t’i legalizuar me shpenzime të tij/saj ndërtesat ose pjesët e tyre
të ndërtuara ilegalisht sa më shpejt që e lejon ligji, dhe për regjistrimin e ndërtesës së legalizuar në kadastër
të ofrojë bankës të gjitha dokumentet përkatëse për t’i mundësuar asaj të bëjë ndryshime në hipotekë e
regjistruar duke pasur përparësi ndaj të drejtave të komunës.
23.3.3 Kolaterali nuk mund të transferohet te persona të tjerë, të shitet ose të kufizohet me asnjë të drejtë,
të zhvendoset, të zëvendësohet, të jepet me qira përveç nëse Banka bie dakord me shkrim paraprakisht.
23.3.4 Klienti pranon, nëse Banka e kërkon, që të siguroj kolateralin, që i përmbush kërkesat e Bankës dhe
që zyrtarisht të theksojë interesin e Bankës në polisat e sigurimit, d.m.th t’i tregohet siguruesit se Banka është
huadhënës me një ngarkesë mbi pronën/pasurinë. Klienti pranon që në rast të kompensimeve të pranuara
nga sigurimet në rast të humbjes ose dëmtimit të kolateralit, pa marrë parasysh a është e përmendur Banka
në polisë, Banka ka të drejtë mbi të ardhurat e tij/saj nga ky kompensim. Nëpërmjet kësaj Klienti transferon
të gjitha të drejtat e kërkesës te tij/saj ndaj kompanisë së sigurimit te Banka.
23.3.5 Banka mund të kërkojë për ta parë polisën e sigurimit dhe dëshminë e pagesës së sigurimit në çdo
kohë. Banka gjithashtu mund të kërkojë ndryshime në marrëveshjen e kredisë, tarifat e administrimit ose
normat e interesit në qoftë se sigurimi është vonuar ose nuk është realizuar. Nëse Klienti nuk sjell dëshminë
mbi polisën e sigurimit, pasi Banka ka kërkuar zyrtarisht duke i dhënë një afat kohor për ta bërë këtë, atëherë
Banka mund ta bëjë këtë dhe ta përmbushë detyrimin e Klientit duke shtuar koston e premiumit në kryegjënë
e kredisë.
23.4 Obligimet financiare, obligimet e sigurimit të informatave dhe dokumentacionit - Përveç
obligimeve të tjera në Rregullat dhe Kushtet e përgjithshme dhe Marrëveshjen e kredisë klienti duhet: (a) të
paguajë tarifat e administrimit dhe të bëjë pagesën e kredisë në llogarinë bankare të caktuar nga Banka në
pajtim të plotë me planin e pagesave të bashkangjitur me marrëveshjen e kredisë; (b) të sigurojë të gjitha
dokumentet e nevojshme për pagesat e kredisë dhe të veprojë në përputhje me kërkesat e shpalosjes së të
dhënave (c) të mbajë llogarinë personale në Bankë; (d) të veprojë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi,
duke përfshirë por pa u kufizuar në marrjen e të gjitha lejeve përkatëse (përfshirë lejet e ndërtimit),
standardet e Ligjit për Ndërtimin, standardet e sigurisë, ligjet e regjistrimit të automjeteve dhe ligjet tatimore
të cilat ndikojnë në përdorimin e kredisë ose të kolateralit; (e) të veprojë me ndershmëri dhe në mirëbesim
gjatë gjithë kohëzgjatjes së Marrëveshjes; (f) të lejojë bankën të inspektojë dhe monitorojë çdo shpenzim të