Youth in Business – Program i BPB me BERZH
Programi “Rinia në Biznes” i BERZH-it i ndihmon NMVM-të të udhëhequra ose të menaxhuara nga të rinjtë operimit të kenë akses në njohuritë, ekspertizën e biznesit, financimin dhe burime të tjera kritike për të kapërcyer sfidat e tyre dhe për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
Nga shtatori, 2022, programi “Rinia në Biznes” i BERZH-it zbatohet në Kosovë për herë të parë në bashkëpunim me BPB-në (Banka për Biznes).
Rinia në Biznes aktualisht përveç në Ballkanin Perëndimor është aktiv edhe në Egjipt dhe Marok. Programi mbështetet nga Bashkimi Evropian, Luksemburgu, Suedia dhe Italia përmes Iniciativës së Evropës Qendrore.
Programi Rinia në Biznes njeh nevojat unike të sipërmarrësve të rinj. Programi angazhohet me drejtues të rinj biznesi ose menaxherë të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe i mbështet ata me akses në këshillim dhe financim të përshtatur që synon t’i ndihmojë TË njejtët të zhvillojnë kompetenca të reja, të përmirësojnë performancën e biznesit dhe të hapin mundësi të reja rritjeje.
Qasja në financa
Për sipërmarrësit e rinj, marrja e aksesit në financim është thelbësore për të investuar në biznesin e tyre dhe për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Megjithatë, kjo nevojë nuk shërbehet shumë nga tregjet financiare që shpesh kërkojnë nga të rinjtë të kenë kolateral ose një histori të fortë financiare për të mbështetur kredinë e tyre. Nën Programin Rinia në Biznes, BERZH-i ofron linja krediti për institucionet financiare vendase partnere për kreditimin e mëtejshëm të SME-ve të të rinjve. Ky kreditim mbështetet me asistencë teknike për të ndihmuar bankat t’i përgjigjen më mirë nevojave të segmentit të tyre më të ri të tregut.
Qasja në këshilla biznesi
Bizneset e udhëhequra nga të rinjtë përfitojnë gjithashtu nga një sërë shërbimesh jofinanciare që synojnë të mbështesin trajektoren e tyre të rritjes dhe t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë sipërmarrëse. Kompanitë e kualifikuara mund të kenë akses në projekte këshillimore të përshtatura të ofruara nga konsulentë ekspertë të cilët janë të specializuar në një gamë të gjerë fushash, nga strategjia dhe marketing, te efikasiteti i energjisë dhe zgjidhjet inxhinierike. Këto zakonisht përfshijnë punën me konsulentë të kualifikuar vendas, ndërsa ne rimbursojmë një pjesë të kostove neto.
Sipërmarrësit gjithashtu mund të ndërtojnë aftësitë e tyre drejtuese përmes aksesit në mundësi të tjera jofinanciare si trajnimi, mësimi elektronik, mentorimi dhe rrjetëzimi, të gjitha të krijuara për të rritur njohuritë dhe besimin e tyre dhe për t’i bërë bizneset e reja të përshtatshme për të ardhmen.
Si mund të kualifikoheni?
Për t’u kualifikuar për programin, duhet të jeni nën moshën 35 vjeç dhe të mbani përgjegjësinë e përgjithshme të menaxhimit së një kompanie private lokale.
Përmes “Rinia në Biznes” ne punojmë me liderë ambicioz dhe të rinj të NMVM-ve që kanë më pak se 250 punonjës dhe një qarkullim vjetor dhe bilanc më pak se 50 milionë euro.
Ne punojmë gjithashtu me biznese të udhëhequra nga të rinjtë në një gamë të gjerë i sektorëve dhe industrive.