Gratë në Biznes

Produkt për gratë ndërmarrëse të vendit.

Gratë në Biznes

Mbështetje për gratë që zhvillojnë bizneset dhe ekonominë e vendit.

Përmes produktit Gratë në Biznes, synojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse, duke lehtësuar qasjen e tyre në financim dhe duke krijuar më shumë mundësi për zhvillimin dhe rritjen e bizneseve të tyre.

Ky produkt u dedikohet bizneseve që plotësojnë të paktën njërin nga kriteret e mëposhtme:

Angazhimi i BPB-së në kuadër të WE Finance Code

Si pjesë e përkushtimit tonë për fuqizimin ekonomik të grave, BPB është nënshkruese e WE Finance Code (Kodi për Financimin e Grave Ndërmarrëse), një iniciativë ndërkombëtare që në Kosovë udhëhiqet nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe institucionet e sektorit financiar.

Kjo iniciativë synon të zvogëlojë barrierat me të cilat përballen gratë ndërmarrëse në qasjen në financim, përmes zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të përshtatura, përmirësimit të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave të ndara sipas gjinisë, si dhe promovimit të mundësive të barabarta në sektorin financiar.

Për më shumë informata, lexoni zotimet e BPB-së në kuadër të WE Finance Code.

Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek qendra e thirrjeve në 038 620 620 dhe 0800 50000 ose vizitoni degën më të afërt të BPB-së.