Forma per ankesa
"*" indicates required fields
Ankesa juaj do të pranohet menjëherë dhe do të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme nga ana e departamentit përkatës për trajtimin dhe menaxhimin e ankesave, dhe çdo informatë e pranuar nga ne gjatë procesit të ankesës do të trajtohet dhe mbahet në mënyrë konfidenciale.
Ankesat tuaja trajtohen me prioritet dhe në afatin më të shkurtër të mundshëm. Afati i kthimit të përgjigjes për ankesën tuaj është deri në 15 ditë kalendarike nga data e pranimit të ankesës, ndërsa për rastet e kontestimit të transaksioneve përmes Bankomatit (ATM), përgjigjja ofrohet brenda 7 ditëve kalendarike. Nëse ankesa është pranuar gjatë një dite jo pune, afati për këtë ankesë do të llogaritet nga dita e parë e ardhshme e punës. Nëse ankesa juaj kërkon kohë shtesë për shqyrtim, ne do t’ju kontaktojmë për t’ju informuar mbi statusin e saj.
Pos formës online, ju mund të kontaktoni edhe përmes kanaleve tjera të komunikimit, aty dhe atëherë kur juve ju nevojitet.
Kontakto Qendrën e Thirrjeve në numrat: 038 620 620 & 0800 50 000;
Na shkruani në sherbimiperkliente@bpbbank.com për të ngritur çfarëdo çështje të rëndësishme për ju.
Ju gjithashtu mund të dërgoni ankesë përmes postës në adresën Rr.Ukshin Hoti nr.128, 10000 Prishtinë, Kosovë. Apo të na vizitoni në njërën nga degët tona.
Në mënyrë që të jemi në hap me nevojat dhe kërkesat tuaja ne ju inkurajojmë që të ndani me ne komentet, sugjerimet por edhe të shprehni pakënaqësinë tuaj.
BPB sigurohet që me kohë të përmbush pritshmëritë tuaja, ne jemi të gatshëm për të trajtuar ankesën tuaj në mënyrën më efikase dhe profesionale që është e mundur.
Për tu informuar për hapat që mund të ndjekni për të parashtruar ankesën tuaj kliko këtu.