Apliko

Praktikant (m/f)

Më poshtë e gjeni përshkrimin per aplikacionin e punës

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në IT apo të ngjashme);
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
  • Nivel i mirë i gjuhës angleze.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Asistimi në detyra të përditshme të departamentit ose degës përkatëse;
  • Përmirësimi i njohurive dhe shkathtësive teknike përmes udhëzimeve dhe mentorimit nga kolegët me përvojë;
  • Praktikanti në bankë duhet të veprojë në përputhje të plotë me standardet profesionale dhe etike të institucionit, duke treguar një qëndrim të përkushtuar dhe respektues në çdo detyrë që i caktohet;
  • Duhet të ndjekë me kujdes të gjitha politikat, rregullat dhe procedurat e bankës, përfshirë kodin e veshjes dhe sjelljes;
  • Pritet të jetë i saktë në përmbushjen e detyrave, të respektojë afatet kohore, dhe të punojë me integritet;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt;
  • Respekton dhe ruan konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që lidhen me bankën dhe aktivitetin e bankes. Kjo përfshin informacione rreth klientëve, kontraktorëve strategjive të biznesit, dhe çdo të dhënë tjetër konfidenciale;
  • Nëse punon me dokumente fizike ose elektronike, sigurohet që t’i ruajë ato në përputhje me procedurat e brendshme dhe aty ku aplikohet, sipas kërkesave të rregullatorit.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent.
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar.
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin.
  • Të premtën me orar të shkurtuar.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë:  22/11/2026

Kualifikimet
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
Çfarë ofrojmë ne?

Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike. Formën e aplikimit për punësim e gjeni në anën e djathtë, duke klikuar në butonin “Apliko”. Aplikacionet e dorëzuara në formate të tjera nuk do të pranohen.

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!