Kualifikimet:
- Diplomë universitare (preferohet Bachelor në IT apo të ngjashme);
- Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
- Nivel i mirë i gjuhës angleze.
Përshkrimi i vendit të punës:
- Asistimi në detyra të përditshme të departamentit ose degës përkatëse;
- Përmirësimi i njohurive dhe shkathtësive teknike përmes udhëzimeve dhe mentorimit nga kolegët me përvojë;
- Praktikanti në bankë duhet të veprojë në përputhje të plotë me standardet profesionale dhe etike të institucionit, duke treguar një qëndrim të përkushtuar dhe respektues në çdo detyrë që i caktohet;
- Duhet të ndjekë me kujdes të gjitha politikat, rregullat dhe procedurat e bankës, përfshirë kodin e veshjes dhe sjelljes;
- Pritet të jetë i saktë në përmbushjen e detyrave, të respektojë afatet kohore, dhe të punojë me integritet;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt;
- Respekton dhe ruan konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që lidhen me bankën dhe aktivitetin e bankes. Kjo përfshin informacione rreth klientëve, kontraktorëve strategjive të biznesit, dhe çdo të dhënë tjetër konfidenciale;
- Nëse punon me dokumente fizike ose elektronike, sigurohet që t’i ruajë ato në përputhje me procedurat e brendshme dhe aty ku aplikohet, sipas kërkesave të rregullatorit.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent.
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar.
- Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin.
- Të premtën me orar të shkurtuar.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 22/11/2026