Pagesat e shpejta janë këtu: Transfere brenda sekondash, 24/7

Shkruar nga
Publikuar më

Banka për Biznes është pjesë e shërbimit e ri të pagesave të shpejta TIPS-K, duke u mundësuar klientëve të realizojnë transfere ndërbankare brenda pak sekondash, në çdo kohë dhe me tarifa të ulëta.

Me lansimin e sistemit TIPS-K nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), më 23 nëntor 2026, shënohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të pagesave bankare në Kosovë. Ky sistem mundëson transferimin e mjeteve ndërmjet llogarive në banka të ndryshme pjesëmarrëse, në kohë reale, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

Përmes TIPS-K, klientët e BPB-së do të kenë mundësi të dërgojnë dhe pranojnë mjete brenda pak sekondash, pa pasur nevojë të presin orarin e punës së bankave apo procesimin tradicional të transfereve ndërbankare. Shërbimi është i dedikuar për individë dhe biznese, duke ofruar më shumë fleksibilitet, efikasitet dhe lehtësi në menaxhimin e pagesave të përditshme.

Tarifat për transferet përmes TIPS-K

Një nga përparësitë kryesore të këtij shërbimi janë tarifat e ulëta, të përcaktuara sipas shumës së transferit:

  • Deri në 300 €: Pa pagesë gjatë tre muajve të parë të operimit. Pas kësaj periudhe, tarifa do të jetë 0.05 € për transfer.
  • Mbi 300 € deri në 3,000 €: Tarifa maksimale prej 0.15 € për transfer.

Në fazën fillestare, shuma maksimale e një transferi të shpejtë është 3,000 euro. Sistemi do të zgjerohet gradualisht, në përputhje me fazat e implementimit të përcaktuara nga BQK-ja.

Zbatimi i TIPS-K fillon më 23 nëntor 2026, me përfshirjen graduale të bankave në Kosovë. Periudha kalimtare do të përfundojë më 23 shkurt 2027, kur parashihet që të gjitha bankat të jenë të lidhura me sistemin. Nga 23 nëntori 2026, tarifat e reja do të zbatohen nga të gjitha bankat për transferet përkatëse, pavarësisht fazës së lidhjes së tyre me TIPS-K.

Për BPB-në, ofrimi i këtij shërbimi është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përmirësimin e përvojës së klientëve. Përmes zgjidhjeve që i bëjnë shërbimet financiare më të shpejta, më të qasshme dhe më efikase, BPB vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e një sistemi bankar modern, në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës.

Për më shumë informata rreth shërbimit TIPS-K, klientët mund të kontaktojnë Qendrën e Kontaktit të BPB-së në numrin 038 620 620 ose të vizitojnë degën më të afërt të bankës.

Të ngjajshme:

Rritja kërkon më shumë se kapital Nga potenciali ekonomik te konkurrueshmëria ndërkombëtare, edicioni i dytë i Lead the...

Nga transformimi drejt rritjes – BPB dhe BERZH sjellin në Prishtinë liderë biznesi, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë për...

Të nderuar klientë, Ju njoftojmë se, duke filluar nga data 14 shtator 2026, dega e Bankës për Biznes...