Apliko
Më poshtë e gjeni përshkrimin per aplikacionin e punës
Diplomë universitare (preferohet Bachelor në IT apo të ngjashme);
Përvojë e mëparshme së paku dy (3) vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
Preferohen çertifikime ne: Microsoft dhe vendor te tjere;
Preferohen aftësi bazike ne Linux Sisteme;
Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
Nivel i mirë i gjuhës angleze.
Njohuri dhe eksperience ne Cloud Shërbimet (SAAS).
Mbikëqyrë Qendrat e të dhënave (Data qendrat), duke kontribuar me njohuri profesionale në ngritjen e nivelit të shërbimeve në Data qendër;
Raportimi dhe përgatitja e strategjive për të ruajtur infrastrukturën si server, storage dhe të tjera;
Hartimi dhe ekzekutimi i planeve afatshkurtra dhe afatgjata strategjike për të siguruar kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës për të arritur të plotësoj nevojat dhe kërkesat e kompanisë;
Njohuri te shërbimeve si: Microsoft Azure, Microsoft Active Directory, File Server, Exchange, Virtualizim dhe Patch Management;
Përcjelljen e teknologjive të reja, ofrimin e zgjidhjeve dhe rekomandimeve për teknologjitë bashkëkohore, që kanë të bëjnë me pjesën e sistemeve;
Angazhimi në detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent.
Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar.
Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin.
Të premtën me orar të shkurtuar.
Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike. Formën e aplikimit për punësim e gjeni në anën e djathtë, duke klikuar në butonin “Apliko”. Aplikacionet e dorëzuara në formate të tjera nuk do të pranohen.
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!