Apliko

BPB JUNIOR PROGRAM

Më poshtë e gjeni përshkrimin per aplikacionin e punës

Gjenerata e 10-të

Trajnim profesional | Përvojë praktike | Mbështetje financiare

Banka për Biznes,përmes Junior Program, ofron programin tre-mujor të dedikuar studentëve të vitit të fundit dhe të diplomuarve rishtazi, të cilët synojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë përvojë në sektorin bankar.

Përmes trajnimit, mentorimit dhe angazhimit në projekte reale, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë nga profesionistët e BPB-së dhe të njihen nga afër me funksione të ndryshme të bankës.

Programi zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë, ndërsa pjesa praktike realizohet në departamente dhe degë të BPB-së në qytete të ndryshme të Kosovës.

Zhvillimi yt

Programi të mundëson të kalosh nga njohuritë akademike në një përvojë reale profesionale, duke përfituar:

  • Trajnime profesionale nga ekspertët e BPB-së;
  • Mentorim dhe orientim profesional;
  • Përvojë praktike në fusha të ndryshme të Bankës;
  • Angazhim në projekte reale;
  • Mbështetje financiare mujore;
  • Certifikatë pas përfundimit me sukses të programit;
  • Mundësi për zhvillim të mëtejshëm të karrierës dhe punësim në BPB.

Ftojmë të aplikojnë:

  • Të rinj të moshës 20–29 vjeç, nga të gjitha qytetet e Kosovës;
  • Studentë të vitit të fundit ose të diplomuar rishtazi në Ekonomi, Matematikë Financiare, Teknologji të Informacionit (IT), Juridik, Shkenca Sociale dhe fusha të tjera të studimit;
  • Kandidatë me aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Kandidatë me njohuri të mira të gjuhës angleze.

Nuk është e nevojshme të kesh përvojë të mëparshme. Vlerësojmë potencialin, motivimin dhe gatishmërinë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

Procesi i përzgjedhjes

01 | Aplikimi online. Plotëso formularin e aplikimit.

02 | Testimi logjik. Vlerësimi i aftësive numerike dhe logjike.

03 | Intervista grupore. Vlerësimi i aftësive të komunikimit, bashkëpunimit dhe punës në ekip.

04 | Intervista individuale. Njohje më e afërt me kandidatin, motivimin dhe interesin për programin.

Apliko deri më 22 nëntor 2026.

Zhvillo potencialin tënd. Fito përvojë. Fillo karrierën me BPB.

Kualifikimet
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
Çfarë ofrojmë ne?

Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike. Formën e aplikimit për punësim e gjeni në anën e djathtë, duke klikuar në butonin “Apliko”. Aplikacionet e dorëzuara në formate të tjera nuk do të pranohen.

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!