Me Google Pay mund te paguash në POS terminale apo online.
Avantazhet kryesore me Google Pay:
- Pagesa pa kontakt: Paguaj në çdo POS që pranon pagesa pa kontakt, vetëm duke afruar telefonin Android apo orën tënde të mençur.
- Siguri e avancuar: Kryej pagesa të sigurta me teknologjinë mbrojtëse të Google, pa ndarë të dhënat reale të kartelës gjatë pagesës.
- Pagesa të shpejta online: Bli online apo në aplikacione me vetëm disa klikime, duke zgjedhur Google Pay si metodë pagese.
Të gjitha kartelat mund ti shtosh në Google Wallet në dy mënyra: nga aplikacioni Mobile Banking i Bankës, apo direkt nga Google Wallet.
Për më shumë informata rreth procesit, shkarko udhëzuesin!
Me Google Pay mund të paguash në POS terminale apo online.
Për të paguar në POS terminale:
- Zhblloko telefonin
- Afroje telefonin pranë terminalit POS që pranon pagesa pa kontakt
- Verifiko pagesën përmes parametrave biometrikë
- Prit konfirmimin në ekran dhe pagesa u krye!
Për të paguar online:
- Zgjedh produktin apo shërbimin që dëshiron të blesh
- Zgjedh Google Pay si metodë pagese
- Përzgjedh kartelën me të cilën dëshiron të paguash
- Konfirmo pagesën