BPB dhe FKGK avancojnë financat e gjelbra përmes “Depozitës së Gjelbër”

Shkruar nga
Publikuar më

BPB dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) sot nënshkruan marrëveshjen për instrumentin e ri financiar “Depozita e Gjelbër”, një hap i rëndësishëm drejt avancimit të financave të gjelbra dhe mbështetjes së investimeve të qëndrueshme në Kosovë.

Përmes këtij instrumenti, fondet e dedikuara do të orientohen në financimin e projekteve dhe investimeve që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, rritjen e efikasitetit të energjisë, përdorimin e energjisë së ripërtëritshme dhe zbatimin e praktikave më të qëndrueshme të biznesit.

“Depozita e Gjelbër” synon të rrisë qasjen në financim për investime të gjelbra dhe t’u mundësojë bizneseve kosovare të ndërmarrin hapa konkretë drejt modeleve më të qëndrueshme, më efikase dhe më konkurruese të zhvillimit.

Instrumenti mbështetet nga Projekti “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i implementuar nga Helvetas.

Në kuadër të eventit të nënshkrimit të marrëveshjes u zhvillua edhe tryeza e diskutimit me temën “Financimi i Gjelbër në Kosovë: nga Angazhimi në Impakt”, e cila vuri në fokus rolin e financave të gjelbra në mbështetjen e tranzicionit të qëndrueshëm të bizneseve në Kosovë.

Tryeza mblodhi përfaqësues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Sida, Helvetas, BERZH, si dhe përfaqësues të sektorit privat, duke sjellë perspektiva të ndryshme nga akterë institucionalë, zhvillimorë, financiarë dhe biznesorë.

Gjatë diskutimit u trajtuan sfidat dhe mundësitë që lidhen me tranzicionin e gjelbër, si dhe nevoja për mekanizma më të qasshëm, më të strukturuar dhe më efektivë për mbështetjen e bizneseve në këtë proces.

Në fokus ishte edhe roli i institucioneve financiare dhe atyre zhvillimore në përshpejtimin e këtij tranzicioni, përmes instrumenteve inovative, financimit të dedikuar, këshillimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet sektorëve.

Krijimi i instrumenteve të tilla dhe zhvillimi i diskutimeve ndërmjet institucioneve financiare, partnerëve zhvillimorë dhe sektorit privat janë hapa të rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekosistemi më të fortë të financave të gjelbra në Kosovë.

Përmes “Depozitës së Gjelbër”, BPB vazhdon të mbështesë iniciativat që krijojnë mundësi të reja për bizneset dhe kontribuojnë në një ekonomi më efikase, më konkurruese dhe më të qëndrueshme.

Së bashku, drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Të ngjajshme:

EtnoFest ka përmbyllur edicionin e radhës në Kukaj, duke sjellë edhe këtë vit një program të pasur me...

Për katër vikende me radhë, nga 17 korriku deri më 9 gusht, Gjakova u shndërrua në një skenë...

Për shtatë ditë, Peja u shndërrua në një pikëtakim të animacionit, filmit dhe krijimtarisë, duke sjellë në ekran...