Në kuadër të 25-vjetorit të themelimit, BPB lanson ofertë të veçantë kreditore për klientët e rinj buxhetorë.
Banka për Biznes (BPB), në shënim të 25-vjetorit të saj, prezanton një ofertë të re kreditore, të dedikuar për klientët e rinj të sektorit buxhetor. Përmes kësaj oferte, klientët mund të përfitojnë kredi në vlerë prej 2,500 euro, me normë nominale vjetore të interesit prej vetëm 2,5% dhe afat kthimi deri në 25 muaj.
Me këtë ofertë, BPB synon t’u ofrojë klientëve kushte të favorshme financimi dhe më shumë fleksibilitet në realizimin e nevojave të tyre personale. Përgjatë 25 viteve, banka ka qenë partnere e besueshme financiare për individët në Kosovë, duke zhvilluar vazhdimisht produkte dhe shërbime që u përgjigjen nevojave të klientëve të saj.
Shembull ilustrues i kredisë
| Përshkrimi | Detajet |
| Shuma e kredisë | 2,500.00 € |
| Norma nominale vjetore e interesit | 2,5% |
| Norma efektive e interesit | 4,5% |
| Afati i kthimit | 25 muaj |
| Shpenzimet administrative | 2% (50.00 €) |
| Kësti mujor | 102.73 € |
| Shuma totale e kësteve | 2,568.27 € |
| Shuma totale për t’u paguar, përfshirë shpenzimet administrative | 2,618.27 € |
Përllogaritja është ilustruese dhe bazohet në normën nominale vjetore të interesit prej 2,5%, me këste mujore të barabarta për periudhën prej 25 muajsh. Shpenzimet administrative janë llogaritur veçmas.
Për më shumë informata rreth ofertës dhe kushteve të aplikimit, klientët mund të vizitojnë degën më të afërt të BPB-së ose të kontaktojnë Qendrën e Kontaktit në numrat 038 620 620 dhe 0800 50 000.
Kampanja është aktive deri më 31 Janar 2027 dhe i nënshtrohet kritereve dhe kushteve të kreditimit nga Banka.